Gashi mposht bullgarin Stoychev në Pejë me vendim unanim
2 min readPejë, 23 Mars 2013 – Boksieri ynë Disarjot Gashi ka triumfuar ndaj bullgarit Valentin Stoychev me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Gashi 12-2-1 (7 KO) ishte më i mirë duke treguar spektakël para bashkqytetarëve të tij, duke i shkaktuar humbjen e 12-të në karrierë bullgarit Stoychev. Këtë duel mjaft të bukur e dhuroi edhe Stoychev i cili gjatë gjithë duelit është munduar të triumfoj ndaj boksierit tonë, por Gashi tregoi maturi dhe në fund u shpallë fitues me plotë meritë. Në raundin e parë Gashi hyri me një tempo të fortë dhe me një emocion të madh ku sigurisht kjo ishte arsyeja e cila nuk arriti të tregon boksin e tij, ndërkohë Stoychev boksier me mjaft përvoj herë pas here rrezikonte boksierin tonë i cili me kroshen e djathtë kërkonte goditjen përfundimtare. Në raundin e dytë sërish storje e njejtë, ku Gashi pëson më pas një goditje me bërryl nga bullgari të cilit i dëmtoi arkadën mbi syrin e majtë. Ishte goditje jo me qëllim nga ana e kundërshtarit, por Gashin kjo pak e dekoncetroi ne vazhdim. Luftë e fortë u tregua edhe në raundin e tretë ku sërish sjellë emocione ku te dytë boksierët dhanë goditje të forta, sikurse Gashi ashtu edhe Stoychev. Nga raundi i katërt deri në raundin e fundit të gjashtë, Gashi dominoi në tre raundet e fundit ku në fund gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e boksierit tonë e cila ishte plotësisht e merituar.
“Kundërshtari ishte mjaft i papërshtatshëm. E kisha të vështirë sepse ai ishte majtak. Poashtu në raundin e dytë mora atë goditje me bërryl duke më dekoncetruar. Pastaj mora vetën dhe arrita të triumfoj, gjë që jam shumë i gëzuar për këtë fitore. Falenderoj të gjithë ata që erdhën të më përkrahin” theksoi Gashi për Kosova Boxing.
“E humba meçin mendoj në saje te muskulaturës sime të dobët. Gashin e godita disa herë saktë, por goditjet e mia ishin të dobëta. Ai fitoi me meritë dhe i uroj fitoren” theksoi Stoychev për Kosova Boxing.
I gëzuar për këtë fitore ishte edhe trajneri dhe menaxheri i Gashit, Muharrem Gjocaj. “Kjo fitore do të na motivoj edhe më shumë. Presë të ecim me hapa të sigurtë dhe triumfues. Me 25 Maj në Bad Ragaz në Zvicër do të kemi duelin e radhës. Në Zvicër do të sjellim një kundërshtar të fortë” tha Gjocaj për Kosova Boxing.
Kjo fitore do të përparon boksierin tonë në renditje botërore. Gashi këtë vit ka synime të mëdha. Ai pritet që sërish me 25 Maj të paraqitet në Bad Ragaz ku për kundërshtar do të ketë një kundërshtar të denjë.
Foto: Shpend Ahmeti
Përgatiti:
Artan Vërbica
24 Mars 2013