RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Fury vs. Wilder -III-

2 min read

Artan Verbica 

MGM, Las Vegas, 7 tetor 2021 – Britaniku Tyson Fury dhe amerikani Deontey Wilder do zhvillojnë përballjen e tretë mes tyre, këtë fundjavë në T-Mobile në Las Vegas. Këta dy kolosë kanë pasur rastin të boksojnë dy herë ndërmjet veti ku përballja e parë e tyre ka përfunduar me barazim, ndërsa e dyta i ka takuar plotësisht Fury-t i cili rrahu keq Wilder-in.

Shumë pyesin pse këta dy duhet ta zhvillojnë edhe duelin e tretë pas dilema e tyre kishte përfunduar në meçin e dytë ku Fury ishte dominues, aq shumë sa që edhe luajti me te duke e rrahur keq dhe më pastaj nokautuar. Kjo nuk do dyshim, sepse me të vërtetë Fury nuk fitoi me fat, ai e mposhti bindshëm. Edhe në meçin e parë të tyre, Fury ishte dominant duke fituar 10 raunde, por që Wilder kishte pasur dy nokdovna ndaj Furyt dhe kjo u gjykua si barazim. Dhe tani pse meçi i tretë? Pasi kishte përfunduar meçi i parë me barazim, dy taboret e dy boksierëve, Top Rank dhe DiBella kishin nënshkruar një kontratë që pavarsisht se nëse fiton njëri apo tjetri, dilema duhet të përfundoj me meçin e tretë.

Të gjithë kanë menduar se Wilder nuk do ta ketë guximin ti dal sërish Furyt, por ashtu nuk ndodhi dhe ja për herë të tretë këta dy boksier dontë ballafaqohen. Wilder ka arsyetuar humbjen se kostumi i përgatitur i një jasht-tokësori prej 18 kilogramë i ka humbur forcën gjata parakalimit apo hyrjes në ring dhe kjo ka ndikuar në rezultat. Pritet të shihet se çfarë me të vërtetë do të ndodh. Gjithsesi Wilder nuk ka dashur të pres dhe ka prishur përballjen e gjithë tifozëve botëror për ta parë Fury dhe Joshua. Dhe para dy jave edhe Joshua humbi titujt e kampionit botëror nga ukrainasi Oleksander Usyk dhe nëse Wilder fiton përballjen e tretë gjërat në kategorinë e rënd dontë bëhen edhe më të komplikuara.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.