Fury vs. Klitschko anulohet – Meçi shtyhet për muajin tetor
1 min readMeçi revansh i shumë pritur ndërmjet Tyson Fury dhe Wladimir Klitschko nuk do të zhvillohet siç ishte paralajmëruar me 9 korrik në Manchester Arena të Anglisë. Ky anulim erdhi nga kampioni aktual botëror në dy versionet botërore WBA-Super dhe WBO, Tyson Fury, pasi kishe lënduar këmbën e majtë dhe mjekët e sygjeruan se nuk mund të riaftësohet deri në fillim të muajit korrik. Prandaj Fury anuloi dhe meçi është shtyrë për muajin tetor, kur ai pritet të jetë 100% ndaj ukrainasit.
Tyson Fury kishte ndëprerë dominimin 9-vjeçar të ukrainasit Wladimir Klitschko. Në prani të 54.600 shikuesve në Dusseldorf të Gjermanisë ai shokoi botën. Fury kishte arritur ta mposht me një luftë psiqike, gjë që pak njerëz e kishin pritur. Data e 28 majit shënoi një ditë historike për boksin modern, sepse Klitschko më në fund u mposht. Akoma nuk ka ndonjë reagim nga kampi i Klitschkos, por sigurisht se në ditët e ardhshme do të kemi një deklaratë nga ish-kampioni unifikues botëror.
Kosova Boxing ishte në kontakt me ekipin e Furyt, dhe kishte në agjendën e saj të përcjellë nga afër këtë super meç. Shpresojmë që data e tetorit të përshtatet me agjendën tonë dhe të jemi afër ringut dhe afër këtij meçi të shumë pritur.
Kosovaboxing.org
24 qershor 2016