RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Fury e përfundoi dilemën

2 min read

Tyson Fury ka përfunduar dilemën përfundimtare se është më i mirë se Deontay Wilder. Ai mposhti mbrëmë amerikanin me nokaut në raund të njëmbëdhjet.

Dueli ishte mjaft dramatik që nga fillimi ku Fury arrinë në raundin e tretë ta hedh në dysheme Wilderin, por ky ngritet dhe vazhdon. Në raundin në vazhdim në të katërtin Fury insiston ta përfundoj meçin sa më parë, por nga fundi i këtij raundi pranon një goditje të fortë nga Wilder që bie në dysheme. Ai ngritet ku Wilder vazhdon me goditje duke e rrëzuar edhe një herë me rrebesh goditjesh. Por, Wilder nuk arriti të përfundoj meçin ndërsa që pushimi në raundin në vazhdim i ndihmoi të këndellët dhe të vazhdoj duelin. Fury e humbi edhe raundin e pestë, por qëllimi i tij ishte të rimar vetën dhe ia arriti. Në raundet në vazhdim Fury po ngjitej tek performanca e tij, ndërsa që te Wilder po ndihej lodhja. Fury nga raundi në raund tani po e dëmtonte mjaft Wilderin. Në raundin e dhjetë Fury godet Wilder duke i dhënë nokdovnin e dytë në meç, por Wilder ngritet. Dhe përfundimisht goditjet e forta dhe insistimin e Furyt, Wilder nuk arriti më ti duroj, ai në raundin e njëmbëdhjet përfundimisht u nokautua nga britaniku.

Me këtë fitore, Fury dëshmoi se është boksieri më i mirë në botë në kategorinë e rënd. Ai tregoi cilësi, fuqi, insistim, trimëri, dëshirë, që të mbetët i pamposhtur dhe për të qenë akoma kampion i botës në versionin WBC.

Nga Las Vegas, Artan Vërbica / 10 tetor 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.