RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Filip Hrgovic kampion i kategorisë së rënd në “World Series Boxing”

2 min read

Boksieri i talentuar Filip Hrgovic ka arritur të dal kampion i kategorisë së rënd në ligën më të fortë të boksit, semi-pro, “World Series Boxing”. Hrgovic përball kishte boksierin nga kazakistani Arsanali Murtazaliev. Ky triumf e shpërbleu edhe me 10 000 dollar, një shumë e konsiderueshme në boksin amator. Hrgovic është vetëm 20-vjeçar ndërsa konsiderohet perspektiva e boksit botëror në kategorinë e rënd. Me te punon traineri me preardhje shqiptare Leonard Pijetraj i cili enkas për Kosova Boxing na ka sjell këto informacione të boksierit të tij. Pijetraj poashtu është trainer i parë e klubit “Paris United”.

Në finalen e Londrës ishte i prainishëm edhe kryetari i AIBA-së, Ching Kou Wu. Hrgovic në pranimin e brezit iu drejtua kryetarit. “President i nderuar, është hera e dytë që unë dal kampion në WSB. Ju e dini si më kanë dëmtuar në kualifikime për Lojrat Olimpike, andaj më jep rastë sepse unë do të dal kampion olimpik” theksoi Hrgovic.

Më pastaj presidenti Ching Kou Wu i premtoi se do ti thejë rregullat e Hrgovicin do të dërgojë në Londër këtë vit. ” Ka të drejtë, ai po bën mrekullira në dy vitet e fundit në WSB. Do të bëjë çmos që Hrgovic të marrë pjseë në Londër” theksoi Kou Wu.

Presidenti Kou Wu e sheh të arsyeshme pasi që vlera e ligës WSB do të rritet edhe më shumë me pjesëmarrjen e kampionit të WSB-së, Filip Hrgovic.

Artan Vërbica
18 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.