RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Federata e Boksit Profesionist të Kosovës njihet nga BoxRec.com

2 min read

boxrecPrishtinë, 29 Maj 2013 – Prezentimi, organizimi dhe mikpritja kanë ndikuar që boksi profesionist i Kosovës të pranohet në BoxRec.com. Kjo procedurë u shpejtua nga dy zyrtarët e EBU-së, anëtarë të bordit të Unionit të boksit Evropian, Peter Stucki dhe Willibaldi Palitini të cilët ishin dëshmitar dhe mbikqyrës nga EBU në organizimin e fundit nga FboxProfK-së. Falë tyre Boksi Profesionist i Kosovës tashmë është anëtarë e BoxRec.com të cilët kanë bërë shtytje që boksi kosovar sa më shpejt të ketë vendin aty ku duhet.

Biseda dhe kërkesa nga krerët e FboxProfK-së ishte që Kosova të njihet nga enti për statistika të boksierëve BoxRec.com dhe kjo u realizua falë dy miqëve tanë që u dëshmua se Kosova ka traditë të madhe të boksit dhe dinë të organizoj.

Kosova vazhdon të ketë mjaft probleme ku kodi telefonik akoma është nën Serbi dhe Bashkimi Evropian nuk i jep një kodë të ri. Poashtu kompania më e madhe në internet Google, klikimet në Kosovë i quan klikime të Sërbisë. Kosova poashtu akoma vazhdon të mos jetë pranuar nga “International Organization for Standardization” gjë që nuk njihet kodi i Kosovës Internacional dhe Federata e Boksit Profesionist e Kosovës për këtë shkakë nuk mundi të ketë njohje nga BoxRec.com. Por tashmë ky problem i boksit profesionist kosovar u zgjedhë, shpresojmë edhe gjërat tjera të zëjnë vendin ku duhet.

Kosova ka boksierët dhe të gjitha strukturat e boksit profesionist shtetëror.   Ata janë:

Boksierët janë:
Lajos ORSOS, Giuseppe LAURI, Jozsef GEREBECZ, Armend TATARI, Zsilak PETER, Mihaly KRATKI, Ferenc OLAH, Ismet DOBRATIQI, Alban KAMBERI, Czelovzsky GYORGY, Bujar SEJDIU, Marigona BEADINI, Erzen RRUSTEMI, Ilir CANOLLI, Armand CULLHAJ, Adnan ZILIC, Jetmir KUCI dhe Tefik BAJRAMI.

Komesarët Teknikë:
Lulzim BERISHA, Arianit IBISHI

Doktor Sportiv:
DR. Fazli SHALA dhe DR. Marco VITALE

Referët:
Ajet RRECI, Florim BERISHA, Fahri KRASNIQI, Ferid UKSHINI, Alban BLAKA.

Menaxherët:
Nexhmedin ZEKA, Artan VËRBICA, Aziz SALIHU, Avdush CAKAJ.

Federata e Boksit Profesionist të Kosovës me 1 Qershor në Kongresin e EBU-së që do të mbahet në Vienë të Austrisë do të përfaqësohet nga nënkryetari i FboxProfK-së Muharrem Gjocaj dhe boksieri Shpetim Shala. Kosova pret që me 1 Qershor të pranohet me të gjitha drejtat në EBU ku do të ketë edhe drejtë vote.

Përgatiti:
Artan Vërbica

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.