RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

FboxK-së udhëton me dy boksier në Kroaci

1 min read

FboxK- Federata e boksit të Kosovës ka pranuar ofertën nga Federate e boksit të Kroacisë për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar “Zllatko Herbic” në Zagreb, nga data  2 Mars deri më 5 Mars.  Turneu ndërkombëtar që është tradicional dhe është pjesë e kalendarit të EABA-së, dhe mbahet çdo vjet nën organizim të Federatës së boksit të Kroacisë.

Përfaqësuesja e Kosovës do të merr pjesë me dy boksier, Fatos Ferrizi  në kategorinë mizë deri 51 kg, nga K.B.Kosova – Vushtrri  dhe Milot Shabani në kategorinë velter  deri  69 kg, nga  K.B. Kastrioti – Ferizaj. Poashtu në këtë turne do të referon edhe gjyqëtari më i mirë kosovar, Latif Demolli. Boksieret tonë do të udhëheqen nga selektori ynë, Mehmet Haxhani. Shpresojmë në suksese nga boksierët tanë, ku do të sjellin ndonjë medalje, edhe pse konkurrenca është shumë e denjë pasi që 15-shtete nga Evropa do të marrin pjesë në këtë eviniment madhështor.

Artan Vërbica
23 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.