Fatlum Zhuta trimfon në Sarajevë
1 min readBoksieri nga Struga, Fatlum Zhuta (75kg), ka arritur të ngritët në piedestalin ma të lartë në turnirin e fuqishëm të boksit “Hakija Turajlic”, që është duke u zhvilluar në Sarajevë. Deri te medalja e artë, boksieri shqiptar, ka ardhur pasi në gjysmëfinale mposhti reprezentuesin nga Bosnja e Hercegovinë, Mirza Ajlic, me 3:0, ndërkohë që në finale ishte shumë më i mirë se Kreshnik Niko nga Zvicra (9:3). “Jam shumë i kënaqur me rezultatin që e arrita në Bosnjë, pasi kjo më jep motiv shtesë që të vazhdoj me intensitet të lartë të përgatitem për Kampionatin evropian. Ndryshe, kundër kundërshtarëve të mi boksova në mënyrën më të mirë, mirëpo në takimin final pësova një lëndim në krah, që shpresoj se nuk do të jetë edhe aq serioze”, tha për Kosovaboxing.org”, Fatlum Zhuta.
Avdyl Salihu
4 Maj 2010