RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Fabiana mbron titullin “WBC-Youth” për herë të tretë

4 min read

Fabiana mposhti një boksiere të klasit botëror

Nga vendi i ngjarjes: Artan Vërbica

Foto: Olaf Sankat

Hotel Maritim, Magdeburg, Gjermani, 30 shtator 2017 – Fabiana Bytyqi (11-0, 3 KO) ka arritur me suksesë të mbroj titullin e kampionës së botës për të reja në versionin WBC, në kategorinë minimum. Ajo mposhti kundërshtaren nga Venezuela, Luisana Bolivar (4-5-0, 1 KO) me vendim unanim pas 10-raundeve. Dy gjyqëtarët e vlerësuan me 97-93, ndërsa njëri 96-94 për Fabianën.

Dueli u karakterizua me shumë sulme nga dy boksieret. Fabiana fillonte që nga fillimi duke e ndjekur Bolivarin, ndërsa ajo me një mbrojtje të mirë kundër përgjigjej bukur me mbrojtje dhe goditje të bukura, por që Fabiana duke e ndjekur në çdo raund arrinte në fund të raundeve ta lodhte duke goditur më shumë goditje të pastërta duke fituar raundet në momente vendimtare. Për këtë arsye edhe gjyqëtarët patën punë të vështirë duke pasur hamendje për kend të vlerësojnë meçin, që nga raundi në raund.

Raundi i parë i takoi Lusiana Bolivar. Ajo filloi shumë më mirë raundin duke goditur që nga fillimi e deri te fundi i raundit të parë. Fabiana arriti në 30 sekondat e fundit ta godas disa herë venezualeasen, por jo mjaftueshëm për të fituar raundin. Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (9-10)

Raundi i dytë ishte i barabartë sipas vlerësimit tonë. Bolivar ishte më e mirë në mesin e parë të raundit të dytë, por Fabiana arriti ti kundër përgjigjetm nga fundi. Insistimi i Fabianës bëri që të barazpeshoj goditjet. Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (19-20) 

Raundi i tretë ishte më i bukuri deri në ato çaste. Në fillim Lousiana ishte më e mirë, por në vazhdim Fabiana e detyroj që t’ia imponoj luftën ku u pa më shumë ikje nga venezulesja, ndërsa Fabiana pati më shumë goditje. Kjo bëri që Fabiana të fitoj raundin. Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (29-29)

Raundi i katërt ishte i vështirë për tu vlerësuar se cila ishte më e mirë. Lusiana boksoi mirë në minutin e parë ku i dha disa goditje mjaft të mira, por Fabiana pati çastet e saj më pastaj. Ishin disa goditjet më të pastërta nga Fabiana në fund të raundit sidomos dy goditjet e majta në fund të raundit.
Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (39-39)

Raundi i pestë ishte më i bukuri i Fabianës. Vrulli dhe goditjet e sakta bërën që Fabiana ta fitoj pastërt raundin. Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (49-48)

Raundet kampione i shkuanë për shtati boksierës sonë. Në këtë raund funksionoj goditja e saktë e djathtë duke i dhënë raundin e fituar. Në këtë raund Fabiana shtoi epersinë.
Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (59-57)

Në raundin e shtatë Fabiana nuk arriti të rritë diferencën. Në këtë raund Lousiana ishte më e mirë.
Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (68-67)

Emocionet sa shkonin edhe shtoheshin në këtë përballje. Fabiana insistuese, ndërsa Luisana me kundër sulme përgjigjej. Raund shumë i vështirë të vlerësohet, por mund të themi i barabartë. Lufta mbetej e hapur dhe akoma nuk ishte përcaktuar fituesja. Kjo përballje shkonte e bëhej më interesant. Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (78-77)

Raundi i nëntë ishte përcaktues i fituesit. Fabiana fitoi raundin pastërt ku dominuan goditjet e sakta, sidomos direkti i majtë i saj ku goditi disa herë pastër venezualesen duke fituar raundin.
Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (88-86)

Raundi i fundit dhe përcaktues. Fabiana kishte vetëbesimin në vete se këtë përballje e ka fituar, por ajo nuk u ndal dhe sulmoi sikur se po e hupte meçin. Raund i bukur nga dy boksierët, ku dhanë të dyjat atomin e fundit. Mendoj se ishte raund i barabartë nga ajo që pamë.
Fabiana Bytyqi vs. Luisana Bolivar (98-96)

Fitoi Fabiana dhe kjo u arritë për shkakë të përgatitjes së saj më të mirë fizike, insistimit për fitore dhe vullneti i madh që të vazhdon më tutje. Ndërsa ashtu siç e kishim parashikuar boksieren nga venezuela, Louisana Bolivar, ashtu edhe doli. Ajo tregoi vlera të mëdha në këtë përballje. Kjo ishte mbrojtja e tretë e titullit “WBC Youth”, ndërsa konsiderojmë meçi më i vlefshëm dhe fitorja më e madhe e Fabianës deri më sot. Fabiana mposhti një boksiere të klasit botëror.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ish-boksieri i gjeneratës së artë të KB. Prishtina, Selatin Gashim i cili erdhi nga afër të përkrahë boksieren tonë.

www.kosovaboxing.org 
2 tetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.