RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Fabiana Bytyqi triumfon ndaj Bousairit

1 min read

Usti Nad Labem, Republika e Çekisë, 2 tetor 2021 – Ish-kampionja e botës në WBC në kategorinë atom, Fabiana Bytyqi (18-0-1, 5 KO) ka shënaur një fitore të vlefshme sonte kundër marokenës me nënshtetësi spanjolle, Farah El Bousairi (3-1-0, 0 KO).

Përballja që u zhvillua në gjashtë raunde ishte sfidë gjatë gjithë kohës ku spanjollja ishte e motivuar maksimalisht për këtë përballje duke dëshiruar të mbetej akoma e pamposhtur, duke dëshiruar të mposht një boksiere me nam dhe një kampione që deri më tani nuk ka arritur asnjë kundershtare ta mposht. Dhe Bytyqi vazhdon të mbetët e pathyeshëm duke vazhduar të ndjekë ëndrrat e saja për të ngritur rezultatet e saja drejt sukseseve tjera.

Pas gjashtë raundeve të forta dhe sfiduese, fituese doli të jetë Bytyqi, ky vendimi i gjyqëtarëve ishte 2 me 1 në favor të boksierës sonë.

Kjo fitore e frymëzon boksierën tonë Bytyqi. Ajo ka pasur një lëndim të bërrylit dhe tani dal-ngadalë po kthehet në formën e dëshiruar ku me siguri në fillim të vitit 2022 mund të sfidoj sërish titullin e kampionës së botës.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.