RTK

RTKLive
6 Tetor, 2022

Fabiana Bytyqi, pranë një titulli tjetër botëror

2 min read

Fabiana Bytyqi (11-0, 3 KO) këtë fundjavë me 2 dhjetor do të sfidoj titullin e vlefshëm të WBC-së, “WBC Silver” ku përballë do të ketë afrikanën nga Tanzania, Fatuma Yazidu (16-4-0, 8 KO). Kjo përballje do të zhvillohet në qytetin rezident të saj, Usti Nad Labem në Republikën e Çekisë.

Fabiana Bytyqi gjatë karrierës së saj ka vetëm ngritje. Ajo ngadalë po sfidon boksierët më të mira të botës, ndërsa që po rreshton edhe titujt në thesarin e saj. Fabiana që kur fitoi titullin e kampionës së botës për të reja “WBC Youth” me 2016, duke mposhtur bullgaren Teodora Bacheva, ajo arriti katër herë të mbroj titullin e çmuar e WBC-së. Tani ajo do të synon një titull tjetër të familjës WBC, brezin “WBC Silver” apo të argjendtë.

Viti 2018 do të jetë në vëmendje për opinion tonë pasi Fabiana do të mund të boksoj për titullin e botës në WBC. Titulli i cili mbahet nga japonezja Yoko Kuroki (17-4-1, 8 KO) mund të sfidohet shumë shpejt nga boksierja jonë.  Kuroki do të mbroj titullin e botës me 17 dhjetor në Fukuoka të Japonisë kundër japonezës tjetër, Momo Koseki (23-2-1, 9 KO). Poashtu po këtë muaj do të jetë edhe një përballje interesante në versionin WBC, ku gjermanja Tina Rupprecht (6-0, 3 KO) do të boksoj me franqezën Anna Sophie Da Costa (24-3-0, 11 KO). Meçi i tyre do të zhvillohet poashtu me 2 dhjetor dhe fituesja do të rangohet lartë në WBC.

Pra, viti 2018 do të sjellë shumë risi dhe kampionën e vërtetë të botës, e shpresojmë kjo do të jetë boksierja jonë, Fabiana Bytyqi.

Në këtë ngjarje është pritur të boksoj edhe vëllai i vogël i Fabianës, Sebastiani, por ai ka pësuar një ftohje dhe trajneri dhe menaxheri i tij Lukas Konecny e ka nxjerrur nga programi duke mos e rrezikuar. Sikur se Fabiana edhe Sebastiani është shpresë e madhe e boksit shqiptarë që pritet të zhvillohet dhe të arrijë rezultate në të ardhmen.

Artan Vërbica
29 nëntor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.