RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Fabiana Bytyqi e prekur nga Covid 19

2 min read

WBC Kampionja e botës Fabiana Bytyqi është dignostifikuar me virusin Covid 19. Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë babai i Fabianës, Fabiani, i cili poashtu njejtë sikur se vajza e tij edhe ai është prekur me virusin vdekjeprurës.

“Ka dy javë që jemi duke u përballur me këtë virus tani global. Për shkak se kemi qenë të dytë me këtë sëmundje i kemi ikur mediave duke ditur se do të kemi presion të vazhdueshëm” theksoi Fabiani për Kosova Boxing.

Të dytë tani ndjehën mirë dhe së shpejti pritet ti kthehen jetës normale.

“Fabiana është më mirë se unë. Ajo po kurohët në shtëpi dhe është pranë shërimit ku për tre-katër ditë do të bëjë testin e fundit duke u siguruar se është shëruar plotësisht. Ndërsa unë gjindem në spital qe 12 ditë dhe dita-ditës po e marr vetën dhe jam shumë mirë. Shpresoj se edhe unë do të lëshohem shpejt nga spitali, ndoshta për një javë, ose deri dhjetë ditë” thekson Bytyqi.

Fabiani falenderon stafin mjekësor të cilët u përkujdesën maksimalisht për te. “Dua ti falenderoj, kanë bërë më të mirën për mua duke u përkujdesur më së miri. Por, jo vetëm për mua, por për të gjithë që jemi këtu të shtrirë”.

Kosova Boxing iu dëshiron shërim të shpejtë

www.kosovaboxing.org
7 prill 2020

1 thought on “Fabiana Bytyqi e prekur nga Covid 19

  1. Te nderuar,
    Ju pergezoj per punen qe po beni!
    Nga Portali juaj kanë huazuar lajmon oer bokseren Fabiana Bytyçi, por as te ju as ata që huazuan nuk e thonë QYTETIN AS SHTETIN SE KU JETON E KU ESHTE DUKE U SHERUAR boksierja Fabiana…
    Bedoj se do ta plotesoni kete te dhene elementare te lajmi qe keshtu na del jo i plotë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.