RTK

RTKLive
19 Korrik, 2024

Exclusive: Intervistë me kampionin e Belgjikës dhe Beneluxit, Selajdin Koxhën

3 min read

Kampioni i Belgjikës dhe Beneluxit në kategorinë super të mesme, Selajdin Koxha është duke kaluar pushimet në vendlindje në Kosovë. Kosovaboxing.org intervistoi boksierin nga Ferizaji, duke na treguar për planet për të ardhmen.

Kosovaboxing.org: Selajdin, ju dëshirojmë mire se ardhje në Kosovë. Faleminderit që keni gjetur kohë për ne. Si po kaloni?
Selajdin Koxha : Mirë se ju gjejë, si në Kosovë, gjithëmonë mirë në vendlindje.

Kosovaboxing.org: Keni zhvilluar dy duele këtë vit, një e keni fituar dhe një humbur. Sa jeni të kënaqur me performancën e treguar ?
Selajdin Koxha: Po jam i kënaqur me të arrituarat. Në fillim të vitit humba duelin që nuk ishte epilog real, mu bë e padrejtë, por kjo nuk ndikoi që unë të fitoj titullin e Benelux-it më pastaj.

Kosovaboxing.org: Si mund të përshkrruani meçin e humbur në Holandë nga Gevorek Khatchikian?
Selajdin Koxha: Po humba, padrejtësisht, gjyqëtarët i ndihmuan gjatë gjithë ndeshjes. Në raundin e shtatë plus mu more një pike me vërejtje publike për të qenë fitorja e tij më e lehtë. I kërkova revansh mirpo nuk më është përgjigjur. Pas triumfit dhe titullit që fitova të Benelux-it, e ftova sërish pasi jam pronar i titullit, mirpo nuk mora përgjigje.

Kosovaboxing.org: Jeni kampion aktual i Belgjikës dhe Benelux-it. A do t`i mbroni këta dy tituj, apo do ti lëni vakant dhe do kërkoni tituj dhe sfida tjera ?
Selajdin Koxha: Kush dëshiron, do t`ia jap rastin. Tash për tash asnjë nuk është lajmëruar. Do të shohim në të ardhmen si do të shkojnë punët.

Kosovaboxing.org: Cka pret në të ardhmen, cili është hapi juaj i radhës?
Selajdin Koxha: Synimi është të boksoj për titullin evropian të EBU-së.

Kosovaboxing.org: Adhuruesit tanë janë kurreshtar se kur do të shohin Koxhën përsëri në ring?
Selajdin Koxha: Meçi im i radhës do të jetë me 29 Maj apo me 5 Qershor. Do të jetë duel në gjashtë apo tetë raunde, sa për ta mbajtur formën.

Kosovaboxing.org: Ju keni marrveshje me ekipin tuaj tani në Antwerpen, “Jackson Boxing Club” deri në Mars 2011. A do t`a vazhdoni! Sa jeni i kënqur me kushtet që i keni?
Selajdin Koxha: Puna e boksit është problem, nuk dihet kurr, ndoshta do të vazhdoj mirpo do t`i shiqoj mundësit tjera. Nëse më ofrohet diçka më mire, normal që sdo ta refuzoj. Mirpo jam i kënaqur edhe me klubin që kam tani.

Kosovaboxing.org: Jeni mik i mirë me kick-boxierin Kreshnik Rrustemi. Sa kohë kaloni bashkë?
Selajdin Koxha: Me Kreshnikun njihemi nga shkolla. Jemi shumë shokë të mire dhe kohën e lirë e kalojmë së bashku. Ai është shumë explosivë dhe pres shumë nga ai. Ai do të bëjë karrier të madhe. Momentalisht asnjë shqiptar nuk është më i përgaditur në kick-box, kjo tregon fakti që është pjesë e ekpit të madh holandez  “Show-Time”.

Kosovaboxing.org: Selajdin, të faleminderit shumë për kohën që gjetët për ne dhe të dëshirojmë suksese në të ardhmen.
Selajdin Koxha: Të faleminderoj edhe unë ty dhe për përkrahjen. Jeni duke na përkrahur vazhdimisht. Ju dëshiroj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica me 16 Mars në lokalin “Barron” në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.