RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

EXCLUSIVE, Biografia dhe Intervista me Susie Ramadan – Kampionja botërore me origjinë shqiptare

9 min read

Se shqiptarët e kanë AND-ën për sporte luftarake rezulton kudo që veprojnë. Nga gjurmimet dhe hulumtimet e fundit e zbulojmë edhe Kampionën botërore me origjinë shqiptare në WBC dhe IBF (Breza të pranuar botërisht), në kategorinë Bantam. Bëhet fjalë për Susie Ramadan.

Kush është Susie Ramadan?
Sonduz “Susie” Ramadani u lind me 10 prill 1979 në Melbourne të Australisë. Ajo vjen nga një familje shqiptare emigrantesh të cilin kishin emigruar në Australi në vitin 1978. Familja e saj emigroi nga Manastiri i Maqedonisë, në vitet e vështira ku shumë familje shqiptare nga kjo trevë emigruan nga trysnia, pa punësia dhe kushtet e vështira, për të gjetur një jetë më të mirë. Babai i saj Sahiti, është nga fshati Ostrec i Manastirit, ndërsa nëna nga Ohri. Me të arritur në Australi, familja Ramadani u shtua me një vajzë, që e pagëzuan, Julia. Një vit më vonë iu lindi edhe vajza e dytë, Sonduzi e njohur tashmë si Susie që më vonë arriti majën e boksit Australian duke u shpalluar kampione e botës. Ajo sot është boksierja më e mirë e të gjitha kohërave në Australi.

Susie, filloi boksin në moshë shumë te re në ekipin “Brizzi Brothers Gym”. Ajo ishte talente e lindur, duke u marrë edhe me futbollin, boksin dhe atletikën, por që më vonë vendosi të bëhet boksiere.Talentin e saj e dëshmoi që nga fëmijëria duke dëshmuar rezultatet e para, që tregonin se ajo do të synoj botën.

Është interesant se Susie kishte shumë pak meçe në boksin amator për të qenë aq shumë e suksesshme më pastaj në boksin profesionist. Atë botë kur ajo filloi të mirej me boksin, boksi olimpik femëror nuk ishte i pranuar pranë Komitetit Olimpik botëror dhe kjo pas shtatë meçeve amatore vendosi të kaloj në boksin profesionist. Vendimi i saj ishte i qëlluar duke arritur rezultate kulminante.

Ishte 27-vjeçare kur kaloi në boksin profesionist. Ishte e përkushtuar dhe ëndrra e saj ishte të prek majën e boksit profesionist. Ajo shumë shpejt po i rëndite fitoret që i kishin munguar, ku me 2008 shënoi gjashtë fitore të njëpasnjëshme duke ngritur bilancin e saj profesional (7-0, 4 KO). Vlen të përmendet ajo mposhti disa boksiere cilësore, si të pamposhturën Michelle Preston me vendim unanim pas dhjetë raundeve.

Edhe në vitin 2009 ishte i suksesshme. Susie po vazhdonte drejt fitoreve. Ajo në këtë vit shënoi pesë fitore të tjera duke e përfunduar këtë vit me bilanc prej (12-0, 5 KO). Dy fitore u cilësuan të mëdha atë vit për boksierën tonë, ajo me vendim unanim pas dhjetë raundeve fitoi ndaj Michelle Preston të cilën e mposhti për herë të dytë, pasi ia kishte kërkuar revanshin dhe pa mëdyshje Susie e mposhti duke i treguar asaj edhe njëherë se është më e mirë. Fitorjae madhe atë vit ishte kundër tajlandezës, Naruemol Ubuabon me nokaut teknik në raund të nëntë.

Se Susie gjithnjë po tregohej se sa e uritur është për suksesë, tregoi edhe viti 2010. Ajo tani po zhvillonte të gjitha duelet nga tetë dhe dhjetë raunde. Ajo thyente gjithsecilen që i dilte para. Në këtë vit zhvilloi shtatë meçe. Rezultatet ishin vetëm fitore dhe bilanci i saj u ngritë (19-0, 8 KO). Përkundër numrit të madh të fitoreve, Susie mposhti edhe disa rivale të forta si afrikanën nga Kenia, Jane Kavulani, me vendim unanim, duke fituar titullin minor, WBF-World Boxing Foundation. E mposhti edhe urugvajanen, Maris Jose Nunez pas tetë raundeve, sfiduese poashtu e fortë dhe e renditur lartë. Pastaj ghanezën, Yarkor Chavez Annan me nokaut teknik në raund të tretë, si dhe në fund të vitit mposhti për herë të tretë vendasën, zelandasen Michelle Preston me vendim unanim pas dhjetë raundeve, duke përmbyllur dilemat reth më të mirës së Australisë në konkurrencën e tyre.

Ajo shumë shpejtë mori nofkën SusieQ. Shkronja Q iu shtua në fund të emrit të saj, pasi ajo godiste fortë me grushtin e saj të djathtë, fuqishëm si ish-legjenda Rocky Marciano.
SusieQ tani  çdo herë  shënonte rezultate të jashtzakonshme gjë që nuk e kishte arritur asnjë boksiere australiane më parë.

Pas suksesit të jashtzakonshëm SusieQ kishte arritur pjekurinë e saj të një boksiere që do të boksonte çdo kundershtare në kategorinë e saj. Ajo i kishte bindur drejtuesit e saj dhe ishte e gatshëm edhe për tituj të mëdhenjë.

Me të filluar viti 2011, me 20 shkurt në Viktoria të Australisë, SusieQ iu caktua përballja me amerikanën Terry Lynn Cruz. Meçi ishte i vlefshëm për titullin vakant të kampionit botës në IBF në kategorinë bantam. Pas një perforamance të denjë SusieQ Ramadan shpallet kampione e botës, në duelin e saj të njëzet të karrierës së saj. Një sukses i jashtzakonshëm. Vetëm një raund SusieQ e kishte humbur. Të gjitha tjerat i kishte fituar, bindshëm 99-91, e vlerësuar nga tre gjyqëtarët.

Ajo shënoi edhe një fitore të lehtë më pastaj me vendim unanim për të mbrojtur më pastaj titullin e kampionës së botës IBF në muajin tetor kundër, meksikanës Yazmin Rivas.

Udhëtoi drejt Quintanas në Meksikë për të mbrojtur titullin IBF. Dueli ishte i fortë dhe sfidues, ku në fund gjyqëtarët i dhanë fitoren meksikanës Rivas. Dy e vlerësuan 97-93 dhe njëri 96-94. Dëshmitar ishim se dueli ishte mjaft i ngushtë. Kjo ishte edhe humbja e parë për SusieQ në duelin e 23-të, në karrierë.

Humbjen e parë SusieQ nuk e vajtoi shumë. Ajo e filloi fuqishëm vitin 2012. Duelin e parë e zhvilloi me 24 shkurt në Melbourn kundër gjermanës Alessia Graf për titullin WBC International. Graf kishte bagazh të jashtzakonshëm prej 25 fitoresh (10 KO) dhe dy humbjeve. Pas një lufte të forte, SusieQ doli fituese me vendim të një anshëm, dy me një nga gjyqëtarët.

Me fitoren ndaj Graf, SusieQ fitoi të drejtën të sfidoj titullin e kampionës së botës në versionin WBC, kundër tajlandezën Usanakorn Thawilsuhuhannawang . Tajlandezja kishte bilanc të mirë (11-1, 10 KO). Ajo kishte fituar titullin e kampiones së botës në WBC në vitin 2009 dhe kishte mbrojtur titullin plot pesë herë. Ajo shquhej për goditjen e fortë. Pas dhjetë raundeve të forta SusieQ doli fituese me vendim unanim. Këtë vit ajo e mbyll me suksesë të jashtzakonshëm me titullin më të vlefshëm botëror, atë WBC.

Ajo nuk zhvilloi asnjë duel me 2013 ku e përcollën lëndimet dhe ishte joaktive, deri në tetor të vitit 2014, Ishte jashtë ringut për 30 muaj ishte jashtë ringut. U rikthye në tetor të vitit 2014 përsëri në Meksikë, prapë kundër Yazmin Rivas. Titullin tashmë e kishte Rivas dhe synimi i SusieQ ishte ti rrëmbente titullin WBC dhe ti revanshohej meksikanës, por nuk ia arriti. Rivas sërish triumfoj me vendim unanim. Ndoshta rikthimi i SusieQ ishte pak i nxituar.

Pas humbjes së fundit me 2014 ajo e kuptoi se lëndimi nuk ishte sanuar aq sa duhej edhe priti mirë që të jetë qind për qind për të vazhduar sërish. Kështë që me 2015 nuk zhvilloi ndonjë meç dhe rikthimin e dytë e bëri me 2016. E filloi mirë duke mposhtur tajlandezën Vacharaporn Prachumchal me TKO 2 dhe  tajlandezën tjetër, Kvanichit Khunya me TKO 6.

Sukseshëm e vazhdoi edhe me 2017 me fitoret tjera, duke mposhtur Rungnapha Kaevkrachang me TKO 3 dhe Sumalee Tongpootorn me TKO 2.

Në vitin 2018 SusieQ i vije rasti që sërish të dyluftoj për titull bote, sërish për brezin më prestigjioz, atë të WBC-së, sërish në Meksikë, kundër meksikanës Mariana Juarez (50-9-4, 18 KO). Juarez ishte më e mirë duke fituar me vendim unanim.

Rikthehet me 2020 me një fitore ndaj filipinezës Gretel De Paz (6-5-2, 2 KO). E mposht me vendim unanim pas 8 raundeve duke fituar titullin minor, IBA.

SusieQ vazhdon të stërvitet forte. Ajo mban shpresën për të fituar ende në boksin profesionist. Ne intervistuam Susie-n, e cila ishte e gatshme të përgjigjej në të gjitha pyetjet tona.

Kosova Boxing: Susie, ju jeni boksierja më e mirë e të gjitha kohërave në Australi. Çfarë domethënie ka kjo për ju?

SusieQ Ramadan: Kjo ka domëthënie të madhe për mua. Të qenurit femën në sportin e dominuar të meshkujve është e vështirë, por unë kam punuar ekstremisht shumë të arrijë sfidat e përcaktuara me arritë synimet e mëdha në boksin australian dhe kjo më bënë shumë krenare.

Kosova Boxing: Nga bisedat që kishim biseduar në muajt e fundit, shihet se ju jeni akoma e uritur për suksese. Motivi juaj në një moshë 42-vjeçare është për tu admiruar?

SusieQ Ramadan: Jam e bindur se mund të fitoj edhe një titull tjetër botëror. Jam e uritur, kam  dëshirën, motivimin, forcën e fortë mendore.

Kosova Boxing: Ju keni mposhtur boksierët më të mirë në kategorinë tuaj, sikur se goditsen e fortë Usanakorn Thaawilsuhannawang, pastaj gjermanen e famshme Alesia Graf, australianen Michelle Preston tre herë, si dhe të fuqishmën Terry Lynn Cruz. Si i përshkruani ju këto fitore ndaj boksierëve më të forta të botës në kohën tuaj?

SusieQ Ramadan: Të gjitha fitoret ndaj tyre më kanë dhënë më shumë aspirata për arritje të mëdha nga meçi në meç. Kundër Usanakorn Thaawilsuhannawang ishte e vështirë sepse ajo godiste fortë dhe të fitosh atë ishte diçka e pabesueshme. Ndërsa do të konsideroja fitoren time edhe ndaj Alesia Graf të madhe, pasi ajo ishte aggresive dhe kompetitive, apo një sfiduese e vështirë.  

Kosova Boxing: Vetëm ata që e dijnë se çfarë është boksi mund të kuptojnë se sa prej tyre kanë guximin të udhëtojnë në Meksikë për ndonjë meç madhorë. Ju e dëshmuat këtë duke udhëtuar drejt Meksikës dhe jo vetëm njëherë, por për tre herë, dy herë kundër Yazmin Rivas dhe njëherë kundër Mariana Juarez. Edhe pse humbët me pikë në tre meçet, që unë theksoj se të parën e fituat ndaj Rivas ku tregon edhe rezultati 2 me 1 për meksikanën, por që duhej të ishte në anën e juaj. Kjo, ka pak rëndësi, e rëndësia më e madhe është se ju i treguat botës se jeni ndër boksierët më të guximshme dhe më të mirat në botë. Si ishte të boksosh në Meksikë?

SusieQ Ramadan: Ju faleminderit për vlerësimin tuaj. Të boksosh në Meksikë është shumë e vështirë, por këto tre meçe me berën më të forte duke fituar një eksperiencë të madhe. Është e vërtetë ajo që thua ti, unë nuk fitova, por fitova një respekt të madh tek jo vetëm tek adhuruesit e mi, por te të gjithë botës.   

Kosova Boxing: A mendoni se gjaku i juaj shqiptarë ju ndihmoj të jeni e suksesshme, kur dihet që historikisht jemi popull luftarak, i dëshmuar.

SusieQ Ramadan: Po, sepse ne qëndrojmë dhe nuk tërhiqemi asnjëherë nga asnjë sfidë.

Kosova Boxing: Çfarë domethënie ka origjina e juaj shqiptare?

SusieQ Ramadan: Origjina ime më ka ndihmuar, të rritem e fortë dhe të jam krenare me origjinë shqiptare. 

Kosova Boxing: Për fund, a dëshironi të theksoni edhe ndonjë gjë?

SusieQ Ramadan: Dua ti falenderoj gjithë familjen time, miqt dhe tifozat që besuan dhe më përkrahën me vite të tëra dhe që vazhdojnë të më mbështesin mua.

Nga fshati i njejtë vijnë Ostrec i Manastirit, vijnë edhe dy vëllezërit e shquar në boks, Qamil dhe Ibrahim Balla. Ata stërviten nga dy mjeshtrit, Nuriu, babai i tyre dhe Mitati, xhaxhai i tyre, Të dy boksierët kanë arritur suksese të jashtzakonshme në Australi. Pra, ky fshat i dha shumë sportit të boksit në Australi.

Rezultati i SusieQ Ramadan:
(28 fitore, 12 KO), (3 humbje, 0 KO)

Titujt e fituar nga SusieQ Ramadan:
2010 – World Boxing Foundation
2011 – IBF World – Bantamweight
2012 – WBC International
2012 –WBC World Title – Bantamweight
2020 – IBA World

www.kosovaboxing.org
13 janar 2022

Të drejtat e Kosova Boxing:
Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga agjencioni Kosova Boxing. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Kosova Boxing. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Kosova Boxing, është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.