RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Eliminohet edhe Demaj

1 min read

Foto : Kosovaboxing.org

Baku, Azerbejxhan, 3 Tetor 2011 – Lajmi i hidhur vjen nga Azerbejxhani se edhe boksieri i vetëm që ishte në garë për medalje, është eliminuar sonte. Kristian Demaj i cili u përball me hungarezin Jozsef Darmos humbi me rezultat të ngushtë me 20-18. Dueli ishte mjaft i përafërt, mirëpo vendosën detajet të cilët e dërguan hungarezin në xhiron e tretë. Raundi i parë doli të jetë 6 me 5 për hungarezin. Në të dytën ishte barazim 5 me 5, dhe rezultati ishte 11 me 10 për Darmos, por në raundin e tretë doli të jetë sërish Darmos me 9-8 për të fituar këtë duel me rezultat të përgjithshëm 20 me 18. Shpresojmë që Demaj të marr pjesë në kualifikime për Olimpijad në Stamboll dhe Peskara për të pasur Shqipëria një boksier në lojrat olimpike. Nga ajo që u tregua, mund të themi se vetëm Demaj ka gjasa për kualifikim, ndërsa siç e kemi analizuar më parë Bilalli dhe Vrenozi nuk e kanë akoma përvojën për evinimente të mëdha.

Artan Vërbica
3 Tetor 2011

1 thought on “Eliminohet edhe Demaj

  1. boll kishe jena tfort per mu rreh amo kerku nbote nuk po jena te sukseshum nuk e di pse po ndodh kjo lus Artan Vervicen te ma spjegoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.