Eliminohen të gjitha boksieret tona në kampionatin evropian
1 min readKeszthely, Hungari, 4 Korrik 2013 – Boksieret tona Fatlume Ahmeti, Albulena Gubetini që përfaqësuan Kosovën dhe Azize Nimani që përfaqësoi Gjermaninë janë eliminuar që në duelet e tyre të para në kampionatin evropian për konkurrencën e të rejava dhe seniorëve që po mbahet në qytetin Keszhely të Hungarisë.
Fatlume Ahmeti humbi nga irlandezja Dervla Duffy me rezultat 3 me 0 në raunde. Sipas shikuesve të pranishëm Ahmeti tregoi rezistencë të denjë, ndonëse Duffy ishte cilësuar favorite ndaj boksierës sonë. Edhe rezultati 3 me 0 sipas të gjithëve nuk ishte real, por në boks po vazhdon favorizimi i shteteve të mëdha. Ahmeti boksoi në kategorinë deri 54 kilogramë.
Boksierja më e mirë shqiptare që e kemi, Azize Nimani poashtu u gjykua dhe dëmtua nga gjyqëtarët në duelin e drejtpërdrejt me franqezen Delphine Mancini me rezultat 2 me 1. Nimani ishte gjatë gjithë kohës më e mirë, por ishte befasi e madhe kur në fund fitorja iu dha franqezës Mancini.
Nimani e cila boksoi vitin e kaluar në kampinatin botëror në kategorinë deri 51 kilogramë, në Hungari mori pjesë në kategorinë deri 54 kilogramë.
Në konkurrencën e të rejave, Albulena Gubetini humbi me ndërprerje në raund të tretë nga gjermanja Olivia Makay. Në këtë kategori ishin vetëm katër boksiere, ndërsa Gubetini edhe pse humbi, ajo do të sjellë medaljen e bronzt për të reja nga Hungaria.
Përgatiti:
Artan Vërbica
4 Korrik 2013
Vet pjesmarja Juaj ne kampionate EU, apo Botror esht sukses, ju deshiroj fat ne herat tjera