RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

Eddie Cotton viktima e radhës e Covid 19

2 min read

Artan Vërbica
18 prill 2020

Virusi vdekjeprurës Covid 19 po vazhdon të marrë jetë në çdo sferë. Poashtu sporti po preket çdo ditë me lajme të hidhura dhe të prekshme. I fundit është gjyqëtari i boksit profesionist me famë botërore, Eddie Cotton, 72 vjeçar, njëri ndër referët më të mirë të gjitha kohërave.

Cotton gjatë karrierës së tij në boksin profesionist kishte zhvilluar 91 meçe me bilance prej 56 fitoresh (33 KO), 23 humbje dhe 2 barazime. Ai kishte pasur një karrierë të bujshme në kategorinë gjysëm të rënd duke sfiduar titullin e kampionit të botës me 1966, por që e humbi me vendim unanim kundër Jose Torres.

Popullariteti i tij u bë edhe më i madh si refer i boksit duke arritur majën. Ai ka ndarë drejtësi në 40 meçe për titull të kampionit të botës. Ai do të kujtohet kur në mesin e ringut u gjend duke ndarë drejtësi në meçet Lennox Lewis- Mike Tyson, Riddick Bowe-Andrew Golota II, George Foreman-Shannon Briggs, Shane Mosley-Jesse James Leija, Hasim Rahman-James Toney dhe Bernard Hopkins-Chad Dawson II. Pra pak gjyqëtarë kanë pasur mundësin dhe fatin që e kishte Cotton, por ai u dëshmua duke qenë ndër më të mirët në botë.

Cotton e përfundon meçin duke e tërhjekur Lewisin
Cotton ndërhyn pasi Lewis e hedh në dysheme Tysonin

Ai kujtohet edhe për një gjë tjetër. Ai asnjëherë nuk anoj për ndonjë boksier, kjo e bëri atë shumë të respektueshëm dhe autoritativ. Ai do të mbahet në mend gjithmonë duke qenë tashmë histori i sportit fisnik.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.