RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Dillian White kërcnim për gjithë kampionet

3 min read

Artan Vërbica
23 janar 2020


Xhamajkani me pasaport angleze, Dillian Whyte ka disa vite që po shkëlqen në skenën e kategorisë së rënd duke mposhtur gjithë ata pretenduesit që kanë dëshirë të ngjiten lartë, e këtë po ia mohon pikërisht Whyte.

Whyte me bilanc të përkryer 27 fitore (18 KO dhe vetëm një humbje në 28 meçe mund të konkludojmë që pas treshës së madhe, Anthony Joshua, Deontey Wilder dhe Tyson Fury, renditet menjëherë pas tyre duke qenë rrezik permanent i tyre.

Whyte ishte i suksesshëm edhe si boksier amator. Ai kishte mposhtur tashmë kampionin e dyfishtë botëror, Anthony Joshua në një kompeticion në kampionatin anglez. Por Joshua iu revanshu me 2015 në boksin profesionist duke mbrotjur titullin e kampionit të botës, duke e mposht me nokaut teknik në raund të shtatë.

Whyte pas humbjes me Joshuan nuk u dorëzua. Ai vazhdoi rruëtimin e tij, ku nga viti 2016 deri në fund të 2019-tës në katër vite shënoi 11 fitore (6 KO) rresht. Ai mposhti emra të mëdhenjë si Mariusz Wach me vendim unanim pas 10 raundeve, pastaj të pamposhturin Oscar Rivas, me vendim unanim pas 12 raundeve për brezin WBC Interim. Mposhti Dereck Chisorra-n dy here, të parën herë me vendim të një-anshëm pas 10 raunde, të dytën here me nokaut në raund të 11-të. Fitoi edhe kundër finlandezit të njohur Robert Helenius me vendim unanim pas 12-raundeve duke fituar brezin e argjendtë të WBC-së, apo “WBC Silver”, si dhe Joseph Parkerin me vendim unanim pas një trilleri të vërtetë, etj. Pra sukseset fitoret e Whyte janë të jashtzakonshme ku kanë sjellë atë që sërish të matet me më të mirët.

Pas fitores kundër Oscar Rivas, Whyte u shpall zyrtarisht “Mandatory” apo sfiduesi i ardhshëm i Doentey Wilder, por Whyte i doli një substancë e ndaluar që e kishte përdorur dhe kjo nuk iu lejua deri te verifikimi final i saj.

Një deklaratë e WBC-së thoshte: “Bazuar në hulumtime të kufizuara, por të hollësishme të mbledhjes së informacionit, përfshirë konsultimin e WBC-së me dy ekspertë të pavarur, WBC zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme ose përfundimtare që Whyte me qëllim, apo edhe me vetëdije, gëlltiste një substancë të ndaluar me qëllimi i rritjes së performancës së tij në çdo mënyrë.

Me sa duket edhe WBC nuk do të dal me ndonjë deklaratë zyrtare deri sa të përfundoj meçi i shumë pritur, revanshi Wilder dhe Fury. Por, Whyte dëshiron të jetë aktiv dhe pavarsisht se cili do të jetë fituesi dhe vendimi i WBC-së ai dëshiron të boksoj dhe bisedimet e promoterit të tij, Eddie Hearn kanë filluar dhe ai mund të përballet me Andy Ruiz Jr apo Alexander Povetkin. Dëshira e Whyte është të boksoj me Ruiz, por ky i fundit thekson se nuk iu ka ofruar një ofertë e mirë nga Eddie Hearn duke kërkuar më shumë të holla.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.