RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Dueli ndërmjet Canelos dhe Golovkin në rrëzik

2 min read

Meksikani Canelo Alvarez është suspenduar përkohësisht nga Komisioni atletik i shtetit të Nevadës, bëjnë të ditur mediet botërore. E gjithë kjo ka rezultuar për shkak të gjetjës në gjak të substancës “clenbuterol”, e cila është e ndaluar të përdoret nga sportistët.

E gjithë kjo ka ndodhë disa javë më parë kur në prova ishin shkuar për kontroll në kampin e meksikanit, duke rezultuar pozitiv. Canelo është arsyetuar se gjatë qëndrimit në Meksikë ka përdorur mish, që në Meksikë mishi i gjedhave shumë herë rezulton me substancën e kontaminume të “clenbuterol”.

Tani meçi ndërmjet Canelos dhe Golovkin vihet në dyshim.

“Z.Alvarez pezullohet përkohësisht nga Komisioni Shtetëror i Nevadas për zbulimet e tij negative analitike, që janë klenbuterol, më 17 dhe 20 shkurt”, tha Bennett për ESPN. “Një dëgjim i komisionit është planifikuar për të me 10 prill 2018, për të dëgjuar nga z. Alvarez.”

Më parë këtë javë, kundërshtari i planifikuar i Canelos, Golovkin kishte vënë në pikëpyetje integritetin e Canelos, duke besuar se lufta do të anuluhet në një moment.

“Përsëri me mishin meksikan? Unë ju thashë, nuk është mish meksikan. Ky është Canelo. Ky është ekipi i tij promovues… Canelo është mashtrues”, theksoi Golovkin.

“Ata janë duke përdorur këto barna, dhe të gjithë po përpiqen të pretendojnë se nuk ka ndodh. Por, ishte shumë e qartë kur muskujt e tij ishin zgjeruar para duelit tonë të parë… dhe me gjurmët e injeksioneve, ku dukshëm shiheshin.

“Unë mund të flas edhe për Oscar De La Hoya, ai gjithashtu nuk është i pastër, ai nuk është i pastërt, ai pyeti çdo mjek, le të shpjegojë se çfarë janë ato “muskujt”, është më mirë të përdoret edhe detektori i gënjeshtrës” tha Golovkin.

www.kosovaboxing.org
25 mars 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.