Dueli i shekullit ishte dhe mbetët ai ndërmjet Corrales dhe Castillos
1 min read8-vite nga vdekja e Diego Carrles
Meçi i shumë pritur ndërmjet Floyd “Money” Mayweather dhe Manny “Pacman” Pacquiao nuk ka sjellur atë që është pritur nga gjithë shikuesit e boksit botëror. Dueli i tyre ishte i zbehtë ku Pacquiao gjatë gjithë kohës kërkoi luftë duke qenë agresor në ring, po ishte Mayweather ai i cili i iku luftës së hapur, ku i iku përballjes së drejtpërdrejt. Dhe për këtë arsye ky meç ka humbur epitetin e ashtuquajtur “Meçi i Shekullit”.
Por, meçi i shekullit të ri sipas ekspertëve mbetet ai ndërmjet Diego “Chico” Corrales dhe Jose Luis Castillo i vitit 2005. Atë botë ky duel ishte ndër më të mirët dhe u konsiderua si më i miri, duke fascionuar botën.
Gjyqëtari Toni Weeks e kujton këtë meç me nostalgji akoma: “Ai meç ka qenë më i madhi për mua që kam gjykuar dhe njëkohësisht mjaft i vështirë. Ka qenë histori, dhe këtë histori e kanë berë Corrales dhe Castillo. Të dytë kanë qenë kampiona të vërtetë” thekson Weeks.
Corrales ndërroi jetë me 7 maj të vitit 2007 si pasojë e aksidentit me motorcikletë duke mbetur i vdekur në vend. Ai do të kujtohet gjithëmonë si njëri ndër boksierët më të mëdhenj në histori të boksit.
Artan Vërbica
9 maj 2015