Dardan Zenunaj sfidon titullin IBO me 23 Mars
1 min readBoksieri ynë perspektiv Dardan Zenunaj do të sfidon titullin e vlefshëm të versionit IBO me 23 Mars. Zenunaj përballë do të ketë kundërshtarin me përvojë, belgun e natyralizuar, 31-vjeçarin Hovhannes Zhamkochyan i cili ka rekord prej 26 fitore (15 KO), 5 humbje dhe 1 barazim. Meçi do të zhvillohet në qytetin Hainaut të Belgjikës.
Zenunaj deri më tani ka zhvlliuar 8 meçe profesioniste duke shënuar 7 fitore (5 KO) dhe ka pësuar një humbje. Disfatën që e pësoi nga romuni Andrei George Moldeveanu në vitin 2011, ai iu revanshua një muaj më parë duke fituar me nakaut në raundin e pestë.
Kosova Boxing vlerëson Dardan Zenunaj si njërin ndër talentët më të dalluar shqiptar në ringun profesionist, por sfida ndaj boksierit me shumë përvojë siç është Zhamkochyan do të jetë e rrëzikshme, pasi Zenunaj është vetëm 25-vjeçar dhe ka vetëm 8 meçe profesioniste. Por ai tanimë ka marrë rrugën drejt suksesit dhe për 23 mars ka në mendje vetëm fitoren.
“Jam i uritur për suksese dhe fitore të mëdha. Edhe pse kundërshtari im ka më shumë se unë përvojë, unë e kam pranuar përballjen. Ky do të jetë triumfi i imë i parë për një titull” theksoi Zenunaj për Kosova Boxing.
Në vitin që lamë pas Zenunaj pati një vit të sukseshëm ku shënoi 5 fitore të një pas njëshme.
Artan Vërbica
28 shkurt 2013