RTK

RTKLive
13 Maj, 2024

Dardan Zenunaj kundër Andras Varga me 1 Dhjetor për titullin e Belgjikës

2 min read

Boksierit tonë Dardan Zenunaj e ndajnë vetëm edhe disa ditë kur do të sfidon titullin e Belgjikës. Zenunaj 5-1-0 (3 KO) do të ketë përball boksierin hungarez Andras Varga i cili ka rekord prej 6 fitoresh 2 humbje dhe 2 barazime. Kjo do të jetë sfida e parë e Zenunaj për ndonjë titull deri sa ai ka ambicie të mëdha ku në fillim të vitit 2013 do të sfidon një titull të madh.

Zenunaj tashmë ka filluar përgatitjet ndërsa me padurim pret përballjen e ditës së shtunë ku do të ketë mundësin që të fitoj titullin e më të mirit të Belgjikës. “Shpresoj të jap më të mirën në këtë përballje dhe të kurorëzohem me titullin e Belgjikës. Kundërshtari im ka rekord të mirë të përafërt me mua, por me 1 Dhjetor unë do të jam kampioni i Belgjikës” theksoi Zenunaj.

Zenunaj këtë fitore do t`ia kushton gjithë shqiptarëve kudo që janë për nder të 100-vjetorit të shtetit shqiptar. “Jam i fokusuar dhe i motivuar jashtzakonisht, por mendjen dhe motivi edhe me shumë më shtohet kur e mendoj se dy ditë para kësaj ne do të kremtojmë 100-vjetorin e shtetit tonë. Këtë fitore do t`ia kushtoj gjithë shqiptarëve” tha Zenunaj për Kosova Boxing.

Zenunaj njihet me patriotizmin e tij. Ai së bashku me Uran Hadergjonaj në ekipin Wild Card Boxing Club në Hollywood ngritën flamurin kuq e zi në media show të boksierit të dekadës së fundit Manny Pacquiao duke shikuar miliona njerëz flamurin tonë.

Përgatiti:
Artan Vërbica
27 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.