RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Dardan Morina mbron titullin WKU me 14 mars

2 min read

Kikboksieri ynë Dardan Morina do të mbroj titullin e kampionit botëror me 14 mars, kundër portugezit Jose Barradas

Foto: Kosova Boxing

dardan MorinaPrishtinë, 27 shkurt 2014 – Dardan Morina do të mbroj titullin e kampionit botëror në versionin WKU, në kategorinë deri 76 kg, në diciplinën Thai-Box, me 14 mars në Mynih të Gjermanisë. Morina përball do të ketë portugezin Jose Barradas, një kikboksier mjaft të denjë dhe me eksperiencë të madhe. Krahas versionit WKU ku Morina do të mbroj titullin, meçi do të jetë i vlefshëm edhe për renditjet tjera të kikboksit, WKA, ISKA, Super League dhe K1.

Kikboksieri më i mirë i vitit 2013 i zgjedhur nga Kosova Boxing, kërkon aspirata dhe sfida të tjera këtë vit. “Mendoj të paraqitem sa më shumë këtë vit dhe të jem akoma më i sukseshëm. Kam oferta edhe për Glory dhe besoj që së bashku me trajneri tim Mladen Steko, të sqyrtojmë ofertat e përbashkëta” theksoi Morina në një bashkbisedim tonin që e kishim javë më parë në Prishtinë.

Për duelin e radhës që është shumë i rëndësishëm dhe duke ditur kualitetin e kikboksierit Barrada, Morina të shumtën e kohës është duke e kaluar në Hamburg dhe Mynih që për 6 javë përgatitje të jetë në top formë për 14 mars. “Jam duke sparringur në Hamburg dhe Mynih, nga 6 ditë në javë, me ushtrime të avancuara dhe progresive. Në dy qytete po ushtroj duke i ndruar sparring partnerët dhe poashtu me ushtrime fizike. Besoj do të kam paraqtije të mirë” theksoi Morina për Kosova Boxing.

Kundërshtari Barrada deri më tani ka zhvilluar 73 meçe, duke shënuar 58 fitore, 12 humbje dhe tre barazime. Barrada deri më tani ka fituar këto tituj: Kampion i  Portugalisë në Muay-Thai, Kampion i Evropës në WMC Muay-Thai, Kampion i  Portugalilsë në Kikboks, Kampion Intercontinental në WMC në Muay-Thai, Kampion i Evropës në WAKO-PRO K-1 Rules, Ish-kampion në Super League fighter (Albert Kraus – kundërshtar), dhe Fitues i WFC turneut me 2008. Këto statistika tregojnë çartë për kundërshtarin e Morinës.

Dueli Morina dhe Barradas do të jetë kryesori dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në TV e njohur gjerman SAT 1. Ndërsa ka mundësi që ky meç të transmetohet drejtpërdrejt edhe në RTK, sikur meçet paraprake.

Përgatiti:
Artan Vërbica
27 shkurt 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.