Crawford vs. Indongo dyluftojnë këtë fundjavë për unfikimin e titujve botëror
1 min readDy kampionët botëror në dy versionet e ndryshme, në kategorinë super të lehtë, amerikani Terence Crawford në (WBC – WBO) dhe afrikani nga Namibia, Julius Indongo (WBA – IBF) do të takohen këtë fundjavë, të shtunën me 19 gusht në Lincoln të SHBA-ve, për unifikimin e katër titujve botërorë. Të dielen në mëngjes me kohën tonë do të kemi kampionin e padiskutuar botëror në kategorinë super të lehtë.
Të dy boksierët janë të pamposhtur, Crawford (31-0, 22 KO) dhe Indongo (22-0, 11 KO) që nuk dinë për humbjet. Kjo tregon se sa i vlefshëm dhe sa interesant do të jetë kjo përballje ku fitorja për secilin do të jetë mjaft e vlefshme dhe aspak e lehtë. Përballja nuk do të jetë vetëm e dy boksierëve të klasit botëror, por edhe dy promoterëve më të fuqishëm në botë, TOP-RANK e Bob Arum e cila menaxhon Terence Crawfordin dhe MATCHROOM e Eddie Hearn e Julius Indongo.
Favorit konsiderohet Crawford por pa gjasa nuk do të jetë as Indongo.
www.kosovaboxing.org
17 gusht 2017