RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Çekani Joshua nokauton edhe Pulevin

2 min read

Wembley Arena, Londër, 12 dhjetor 2020 – Anthony Joshua është dëshmuar edhe njëherë duke mposhtur me nokaut bullgarin Kubrat Pulev.

Joshua e filloi meçin mirë, ndonëse edhe një ditë para në matje zyrtare dhe në ring sonte ishte më ndryshe. Ishte mjaft nërvoz, jo në natyrën e tij. Ai dëshironte që hesapet ti qërroj sa më shpejt me bullgarin. Raundi i parë dhe i dytë i takoj atij ku me kujdes të shtuar i fitoi pastërt. Pulev që në fillim ishte mjaft i ngathët. Në raundin e tretë eksplodoi Joshua i cili dy herë e qiti në dysheme Pulevin, ku ky i fundit gjeti forcën për të vazhduar. Të gjithë menduan se Joshua do ta kryej punën me Pulev në të kartën por ai akoma vazhdonte, ndëra bëri raundin më të mirë deri atëhere.E pesta sërish i takoi Joshuas, ndërsa në të gjashtin Pulev bëri më të bukurën e tij duke goditur disa herë pastërt britanikun. Raundet në vazhdim ishin të balansuara, por që çuditërisht Pulev në të tetën pranoi mjaft shumë goditje por që nuk u dorëzua. Fundi i tij erdhi më pas në të nëntën, goditjet e fuqishme të Joshuas nuk mundi ti duroj më, pas disa aperktave të fortë ai ra në gjunjë. U ngrit për të vazhduar, por Joshua me të djathtën e tij nokautoj përfundimisht duke përfunduar përballjen.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.