Canelo nakauton Liam Smithin në raund të nëntë
2 min readArlington, Texas, SHBA, 17 shtator 2016 – Në prani të 51.000 shikuesve në Cowboys Satadium, Canelo ka mposhtur britanikun Liam Smit me nakaut në raund të nëntë. Me këtë fitore Saul Alvarez i njohur si Canelo ka heshtur sërish kritikët e boksit duke e bërë titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë gjysëm të mesme. Pas një lufte të fortë Canelo gjeti mënyrën se si ta nakautoj Smithin në raund të nëntë duke treguar se posedon kualitet të lartë të boksierit.
Kritikat e tij gjatë dy-tre muajt e fundit kanë qenë të parreshtura pasi ai la titullin vakant të kategorisë së mesme në versionin WBC, për të mos boksuar me kampionin e botës Gennady Golovkin. Kjo irritoi pa masë këtë anashkalim ku refuzoi meçin me Golovkin duke zbritur në kategorinë gjysëm të mesme. Por, ai shkëlqeu mbrëmë edhe ndaj Liam Smith ku me një strategji të përkryer kreu meçin ashtu siç e priti rastin të ngadhënjejë me nakaut në raund të nëntë.
Ky ishte meçi i 50-të i Canelos, ku shënoi fitoren e 48-të në karrierë (34 KO), karshi një humbje dhe një barazimi. Ndërsa për Smith ishte humbja e parë në 25 meçe, karshi 23 fitoreve (13 KO), një barazimi.
Promoteri i Canelos, Oscar De La Hoya theksoi se meçi Canelo dhe Golovkin mund të zhvillohet nga pranvera e vitit 2017. E gjithë bota dëshiron ta shohë këtë meç
www.kosovaboxing.org
18 shtator 2016