Bylygbashi dhe Maliqi të gatshëm për përballjet e së shtunës
1 min read
Boksierët perspektiv Granit Bylygbashi (5-0-1, 3 KO) dhe Adrian Maliqi (9-1-0, 7 KO) do të kenë meçet e radhës këtë të shtunë në Munih të Gjermanisë.
Bylygbashi përball do ta ketë boksierin nga Gjeorgjia, Giorgi Aduashvilli (24-10-1, 10 KO). Ndërsa Maliqi përball do të ketë serbin, Borislav Gligoric (3-4-0, 2 KO).
E gjithë ngjarja është nën organizimin e promoterit Agron Kurtishi, i cili krahas dy boksierëve ka në program edhe disa boksier tjerë cilësor si James Chereji (10-0, 6 KO), Xenia Jorneac (5-1-1, 2 KO) dhe debutuesin Michael Jagun. Si dhe do të zhvillohen 7 meçe në kikboks. Ky do të jetë organizimi i pestë me radhë i “Ring of Fire”.
Kosova Boxing
26 shkurt 2016