RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Burim Ahmataj nënshkruan me MTK Global

2 min read

Boksi profesionist shqiptarë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinjë. Një emer që pritet të debutoj shumë shpejt, është talenti nga Tropoja me vendbanim në Londër, Burim Ahmataj. Ahmataj cilësohet si një talent me të ardhme të ndritur. Jo rastësisht ai ka nënshkruar me ekipin e njohur promovues, MTK Global, pjesë e së cilës është edhe boksieri i mirënjohur Tyson Fury.

Ahmataj si boksier amator ka zhvilluar 25 meçe me bilanc prej 22 fitoresh dhe tre humbje. Ai është duke u stërvitur nga trajneri Mickey Burke pjesë e ekipit “Bodyshots Boxing Academy”, por që stërvitjet i bënë edhe në klubin ku është formuar “TUA Boxing Gym”.

Debutimin Ahmataj do ta ketë me 21 shkurt në York Hall, Bethnal Green në Londër. Kundërshtari pritet shumë shpejt të caktohet. Ahmataj debutimin do ta bëjë në kategorinë gjysëm të rënd.

Vlen të përmendët se Burimin gjatë gjithë karrierës e ka mbështetur ish-boksieri i mirënjohur nga Durrësi, Kreshnik Qato, si me stërvitje poashtu me mësim duke ia rritur moralin dhe nivelin njëkohsisht.

Se fjala dardha pikë nën dardhë del edhe te Burimi. Ai është djali i sportistit të njohur të shekullit të kaluar, të sportit të mundjes greko-roman, Ali Ahmataj. Aliu ishte reprezentues i Shqipërisë për shumë vite. Ai ka ngritur sportin e mundjes në Tropojë me Valbonën, ndërsa është njëri ndër meritoret e Valbonës për sukseset e arritura në periudhën 1983-1990 në Shqipëri. Aliu fitoi tituj si mundës por edhe si trajner kondicional, duke e shpallur ekipin e Valbonës kampion dhe dominues në sportin e mundjes. Gjenerata e suksesshme e Valbonës bëri jehonë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Aliu ka qenë edhe trajner kondiconal i boksierit tonë të mirënjohur Kreshnik Qato. Ai ka përkrahur dhe mbështetur Qaton në meçet më të rëndësishme të karrierës së tij.



www.kosovaboxing.org


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.