RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Bujaj kampion i shtetit të New York-ut

1 min read

Stivens BujajNew York, SHBA, 27 shkurt 2014 – Boksieri ynë perspektiv Stivens Bujaj ka shënuar fitoren e radhës të rëndësishme për titullin e shtetit të New York-ut. Bujaj 11-0 (8 KO) arriti që në raundin e parë të përfundoj meçin në favor të tij ndaj amerikanit Elvin Sanchez 6-3-1 (5 KO).

Në vitin 2013 Bujaj pati një lëndim që e mbajti larg ringut për disa muaj, por u rikthye në dhjetor duke Mike Bisset me TKO në raund të pestë. Tani vjen fitorja vetëm pas dy muajve që e dërgon drejt triumfeve tjera.

Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptar i cili që nga pjesëmarrja e tij në “New York Daily News – Golden Gloves”, ka përcjellur karrierën e tij, duke besuar në të ardhmen e tij. 

Kosovaboxing.org
28 shkurt 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.