Boks Amator: Mehmet Bogujevci rizgjedhet sekretar ndërsa Latif Demolli kryetar i komisionit zgjedhor
1 min readPas Kuvendit zgjedhur që e pati Federata e Boksit e Kosovës ku për kryetar u rizgjodh Ramadan Selimi, bordi i kësaj federate zgjodhi edhe organet e tjera drejtuese. Kryetar i Komisionit të garave i FboxK-së është zgjedhur Latif Demolli, ndërkaq kryetar i komisionit të disiplinës është emërua, Elhami Bajrami. Në Këshillin mbikëqyrës do të jenë: Xhemail Buzuku (kryetar), Bahri Tahiri dhe Ramë Uka.
Këshillin profesional do ta përbëjnë: Xhevdet Peci (kryetar), Mehmet Haxhani, Nazif Gashi, Shefki Bogujevci dhe Agron Kamberi. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës është rizgjedhur Mehmet Bogujevci.