RTK

RTKLive
28 Korrik, 2021

Besar Nimanit iu deshën vetem 26 sekonda për ta përmbysur turkun

1 min read

Nienburg, Gjermani, 7 Maj 2011 – Besar Nimanit iu deshën vetëm 26 sekonda për ta përmbysur turkun Satlimis Benli. Nimani filloi meçin mjaft mirë ku për disa sekonda i dha një goditje të fortë në plexus, dhe i numëroi gjyqëtari. Fundi erdhi për turkun kur Nimani vazhdoi me efori të fortë ku goditi mjaft fortë me të djathën për ti dhënë “Knock-Out” klasik. Nimani është mjaft i kënaqur me debutimin e tij në boksin profesionist. “Jam i kënaqur me të arrituarat e mia. Tani shënova fitoren e tretë në boksin profesionist dhe besoj të vazhdoj me fitore” theksoi Nimani për Kosovaboxing.org. Nimani debutoi në muajin shkurt dhe tani rekordi i tij është 3-0 (3 KO).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.