RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

Besar Nimani kundër Emre Altintas me 16 Korrik

1 min read

Boksieri ynë perspektiv Besar Nimani ka mësuar kundërshtarin të cilën do të përballet këtë fundjavë. Dueli do të zhvillohet në qytetin Bielfield të Gjermanisë. Ai do të takohet me turkun Emre Altintas i cili është i pamposhtur deri më tani. Altintas ka bilanc prej 7 fitoreve (4 KO), dhe 1 Barazimi. Ai është i gjatë 190 cm dhe për Nimanin do të jetë hera e parë që do të zhvilloj ndonjë meç me ndonjë boksier të gjatë sikurse Altintas, ku do të jetë sfida më e madhe për boksierin tonë. Nimani në pesë meçet e zhvilluara në boksin profesionist, ka shënuar të gjitha me fitore, të gjitha me KO. Altintas është boksier shumë fortë dhe shquhet si boksier kondicional, dhe Nimani do të sprovohet në këtë duel, ndoshta për të boksuar të gjitha raundet. “Kam ndëgjuar se Altintas është boksier shumë i fortë, por unë jam i përgaditur maksimalisht dhe i përgaditur për çdo kundërshtar. Shpresoj të dal fitues” theksoi Nimani për Kosovaboxing.org. Ky duel do të zhvilohet në gjashtë raunde dhe do të jetë i pari për Nimanin që do të zhvillon meç në gjashtë raunde.

Kosovaboxing.org
13 Korrik 2011

1 thought on “Besar Nimani kundër Emre Altintas me 16 Korrik

  1. Besar te uroj fat me 16 07 2011, mos ke frik ti nga turku por te ket frik turku nga ti se turku ka pas meq ne kikbox me shqiptarin nga Shqiperia Emanuel Bekaj dhe e din qe shqiptaret jan te fort ne sporte luftarake tung Beni Ferizaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.