RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Ben Edwards fiton Grand Prix Oceania 2010

1 min read

Canberra, Australi, 10 Korrik 2010 – Mbrëmja me KO të shpejt mund të quhet kjo e këtij viti ku Ben Edwards fitoi kurorën e Grand Prix të Okeanisë duke i mposhtur të gjithë me KO në raundet e para. Me këtë fitore Edwards bëhet pjesmarrës i drejtpërdrejt në finalen e K-1 që do të mbahet  çdo vit në Japoni. Ben Edwards luftën e parë e fitoi pas 20 sekondave me KO ku plandosi Faisal Zakaria. Në gjysmëfinale u takua me Tafi Misipati ku edhe atë e mundi me KO që në raund të parë. Në finale u takua me kampionin e vitit të kaluar të Okeanisë dhe veteranin e vjetër në K-1, Paul Sllowinski. Ky ishte dueli  i tretë i tyre në karierë, ku Sllowinski kishte triumfuar dy here kundër tij. Në 2005 Sllowinski e mposhti me KO. Poashtu këtë vit Sllowinski me 29 Maj e mposhti me KO në raund të dytë me “Low-Kick” kurse mbrëmë ndodhi krejt tjetër gjë ku Edwards me duar të shpejta dhe me goditje të forta me disa kombinacione i tregoi se ai është e ardhme ndërsa Sllowinski i kaluar. Edwards në raund të parë me një “uppercut” mposhti polakun e natyralizuar. Ky është suksesi më i madh i Ben Edwards.

Artan Vërbica
11 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.