Azem Maksutaj zhvillon duelin e fundit lamtumirës
1 min readAzem Maksutaj do të ngjitet sërish në ring me 30 Janar 2010 në kryeqytetin e Zvicrës në Bern. Maksutaj do të zhvillon duelin e tij lamtumirës. Azem Maksutaj pas 18-vjet karierë të bujshme ka vendosur ti varr dorëzat përfundimisht në gozhdë dhe të tëriqet nga ringjet. Maksutaj për kundërshtar do të ketë kick-boxierin nga Franca, Jean Luc Ajinca.
Maksutaj është njëri ndër figurat më të mëdha të kick-boxit shqiptar. Ai gjatë karires së tij fitoi shumë tituj botërorë. Gjatë karieres së tij është përballur me shumë yje botërore si Tyron Spong që njëherit është edhe anëtar i klubit së bashku me kampionin aktual botërorë të versionit ISKA, Xhavit Bajrami pastaj Rey Sefo, Raslan Karaev, Michael McDonald e tjerë.
Në parameç të këtij dueli do të luftoj edhe shqiptari tjeter, Nebi Ademi me Hugo Tasabat. Lufta e tyre do të jetë e vlefshme për titullin e kampionit European të versionit IKBO. Edhe një tjeter shqiptar do të paraqitet në këtë mbrëmje, fjala është për Yll Maliqin i cili do të takohet me Nicolay Fain.
TV 21 do të emitoj këtë duel reportazh një ditë mbas me 31 Janar në emisionin sportiv 2 me 1 nga ora 22h30.
Artan Vërbica
19 Janar 2010