RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Arthur Abraham i kthehet fitoreve, ndërsa Steve Cunningham mbetet i pamposhtur në ringjet e Gjermanisë

2 min read

Muelheim, Nordrhein-Westfalen, Gjermani, 12 Shkurt 2011 – Ish-kampioni botëror në kategorinë e mesme Arthur Abraham, i është kthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi. Abraham 32-2-0 (26 KO) për kundërshtar pat kroatin Stjepan Bozic 24-5-0 (15 KO) të cilin e mposhti me “Knock-Out” teknik në raund të dytë. Kjo fitore erdhi pasi Abraham ka humbur dy duele radhazi në kuadër të turneut ‘Super Six Middleweight Tournament” nga Andre Dirrel dhe Carl Froch. Abraham tani do të takohet me Andre Ward në gjysmëfinale dhe do të ketë mundësin e sërishme të bëhet më i miri në kategorinë super të mesme. Fitorja me Bozic vjen në momentin më të rëndësishëm dhe do t`i mundësoj të rikthej vetëbesimin.

Kampioni aktual botëror në versionin IBF, Steve Cunnigham 24-2-0 (12 KO) ka vazhduar dominimin e tij në ringjet gjermane. Cunningham mbrojti titullin ndaj boshnjakut nga Novi Pazari, Enad Licina 19-3-0 (10 KO). Gjatë gjithë duelit Cunningham tregoi klasë të lartë duke e mposhtur bindshëm. Gjyqëtarët e vlerësuan me 118-110, 117-111 dhe 115-113 për Cunningham. Eshtë hera e tretë që Cunnigham paraqitet në Gjermani dhe në të gjitha duelet ka shënuar fitore. Viktima e parë ishte Marco Huck ku e mposhti me “Knock Out” teknik në raund të 12-të, pastaj vitin e kaluar riktheu titullin IBF ndaj kanadezit, Troy Ross  dhe tash shkëlqen sërish ndaj Enad Licinas. Mund të ndodh që sërish të ketë një revansh mes Cunnigham dhe Huck, por nga ajo që është parë mbrëme nga Cunningham i cili tregoi luftë të bukur me Licina dhe Huck që nuk ishte askund me Denis Lebedev, vështirë që do të ndodh. Huck do të mbroj titullin e versionit WBO, kundër Giaccobe Fragomeni me 2 Prill. Poashtu boksieri ynë Nuri Seferi i cili radhitet i 5-ti në WBO do te jetë shumë afër sfidës së sërishme ndaj Marco Huck në të ardhmen.

Artan Vërbica
13 Shkurt 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.