RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Arnold Gjergjaj kundër David Haye me 21 maj ?

1 min read

Haye vs. GjergjajSot në gjithë forumet britanike të boksit është publikuar lajmi se boksieri ynë Arnold Gjergjaj do të jetë kundërshtari i radhës i David Haye me 21 maj. Meçi parashikohet të zhvillohet në O2 Arena në Londër dhe kjo do të bëhet e ditur të mërkurën kur David Haye do të prezantohet së bashku me kundërshtarin e tij. 

Spekulimet se Gjergjaj mund të jetë kundërshtari i radhës ka çarkulluar për një muaj. Ekipi i Haye gjatë këtij muaji ka qenë në biseda me tre kundërshtar, me gjermanin Michael Wallisch, amerikanin Shannon Briggs dhe boksierin tonë Arnold Gjergjaj.

Gjithçka do të jetë zyrtare të enjtën me 30 mars.

Kosova Boxing
27 mars 2016  

1 thought on “Arnold Gjergjaj kundër David Haye me 21 maj ?

  1. Jam ka e pres nje koment nga ju per kete lufte. Mendoj qe Gjergjaj eshte fut ne kete lufte per shkak te parave mirepo perkunder rezultateve shume te mira te Gjergjaj kunder Haye nuk ka asnje gjase. David Haye eshte kaliber tjeter dhe ka mposht boksieret me te mire ne bote. Kurse Gjergjaj deri tash ka boksu me pensionera dhe nuk ka pas kundershtare te vertete, leshuarja ne rrahje me Rexhovic ka tregu qe Gjergjaj nuk eshte ende gati per luftera te medha. Nuk besoj qe ka me qendru me teper se 2 raunde. Megjithate i uroj shume fat.Si fans i boksit pres me padurim nje analize per kete meqe nga ana juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.