RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Anulohet meçi ndërmjet Nuri Seferit dhe Damir Beljos

1 min read


Artan Verbica

Glowacki vs. Seferi 2Prishtinë, 4 shtator 2015 – Dueli i paraparë të mbahet me 15 shtator ndërmjet Nuri Seferit dhe kroatit Damir Beljo, është anuluar. Ky meç erdhi deri te anulimi pasi që Beljo është tërhjekur pasi që plani për të boksuar fituesi me Marco Huck ka dështuar. E gjithë kjo erdhi pasi Huck pësoi humbje nga Krzysztof Glowacki në debutimin në ringun amerikan muajin e kaluar.  

Po pse Beljo u tërhoq? Është normale pasi boksieri është shumë i rrëzikshëm, ku kjo ka tregur se Seferi i rezistoi polakut Glowacki 12-raunde, ndërsa kampioni që ishte në fuqi Marco Huck, pësoi debakël duke u nakautuar në raund të 11-të. Seferi nuk brengoset për këtë meç pse u anulua, dhe ai do të shoh këtë muaj se si do të zhvillohen ecuritë dhe do të vendos për meçin e radhës. “Jam i qetë dhe po pres se çfarë do të bëjë. Do të sqyrtoj ndonjë ofertë nëse më oforhet ose do të shoh që unë të gjejë ndonjë kundërshtar të radhës” theksoi tre herë kampioni i evropës në WBO, Nuri Seferi për Kosova Boxing.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.