RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Analizë: Ward dhe Kovalev të gatshëm për betejën e dytë të tyre

2 min read

Artan Vërbica
17 qershor 2017

Kampioni apsolut i botës (WBA, IBF dhe WBO) në kategorinë gjysëm të rënd, Andre Ward (31-0, 15 KO) dhe ish-kampioni i botës, sfiduesi Sergey Kovalev (30-1-1, 26 KO) kanë zhvilluar matjet zyrtare mbrëmë me kohën amerikane, ku të dytë kanë dal në peshë të njejtë, 79. 300 kg.

Sikur se në konferencë për gazetar një ditë para, ashtu edhe në matje zyrtare Kovalev dukej mjaft i irrituar nga humbja e fundit nga Ward vitin e kaluar, ku dukej që dëshiron që sa më parë ti qiroj hesapet me të pamposhturin, Andre Ward. Ndërsa, Ward dukej i qetë dhe i relaksuar, i matur, ndonëse kjo edhe mund të jetë pjesa e qëlluar e triumfit. Por, gjithçka jetë e hapur dhe do të mësohet të shtunën se cili është kampioni i vërtetë.

Sipas një analize të shkurtë dueli duket të jetë i paparashikueshëm me shanca për dy boksierët. Siç e cekëm edhe më lartë Kovalev do të mundohet të fitoj me nakaut duke dëshiruar ti tregoj të gjithëve se fitorja e parë e Ward-it ishte kontraverze dhe unë jam më i miri në këtë kategori. Në tjetrën anë është Ward, me dorën e tij të majtë të kobrës që ka mposhtur gjithë boksierët më të mirë të kohës që do të kërkoj të përsërisë triumfin e tij. 

Unë mendoj se nëse Ward arrinë të zhvillon duelin e tij që karrakterizohet të mbrendshëm dhe në gjysëm distancë do të fiton prapë, duke mos i dhënë rast Kovalevit të shfrytëzoj duart e tij të gjata, konkretisht direktin e majtë dhe të djathtën e çeliktë. Gjithçka do të shohim sonte, por sikur se vitin e kaluar edhe këtë vit ky meç do të jetë ndër më të mirët dhe do të shkruhet duke hyrë në analet e historisë së boksit botëror.

Shumë njerëz më kanë bërë pyetjen a do të ketë meç të tretë mes tyre. Përgjigjja ime është kjo: Gjithçka do të varret nga kjo përballje dhe mënyra se si dhe kush do të triumfoj. Sepse, nëse Kovalev mposht Wardin bindshëm apo me KO, nuk mendoj që do të ketë. Por, nëse meçi do të jetë i ngushtë dhe përcaktues me një raund apo dy, në të mirë të Kovalevit, atëhere mund të themi se PO. Por, nëse Ward triumfon sërish, kapitulli i tyre do të mbyllet ku Ward do të jetë fituesi real dhe kampioni i vërtetë që do të mbyllë çdo dilemë se cili është më i mirë. Pra, gjithçka do të vendosët sonte dhe epilogu i meçit, se cili do të jetë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.