RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Analizë: Povetkin ka punuar dhe ka kërkuar atë goditje

2 min read


Edhe pse 41-vjeçar, për shumë kend nuk dukej sfidues, jo i denjë dhe i përfunduar, por Alexander Povetkin diti të shokoj botën me nokautin që ia bëri britanikut Dillian Whyte mbrëmë. Për shumë ekspert dhe njohës të boksit Whyte konsiderohej kërcnimi më i madh i kampionëve botëror, si Fury dhe Joshua, por planet ia prishi rusi më shumë përvojë duke treguar se nuk njeh moshë dhe akoma ka për ti dhanë sportit fisnik.

Një ditë para meçit, Whyte u tregua rrugaq karshi Povetkin. Në matje zyrtare pasi përfunduan matjet, Povetkin i zgjati dorën Whytet, ky i fundit e nënçmoi dhe nuk ia dha dorën, gjest jo sportiv.

Shumë e quajnë goditjen e Povetkinit si “lucky-punch”. Por, jo… Do ta quaj të analizuar mirë dhe të kërkuar. Ai ka stërvitur dhe ka ditur çfarë kërkon dhe çfarë duhej të bëjë. Duke ditur se Whyte është më i ri, shumë i fortë, i fuqishëm dhe i uritur. Atëhere rusi shfrytëzoi kokën dhe me menquri bëri atë që se ka pritur askush.

Në klauzolën e tyre ata kanë kontratë për revansh. Kjo do të zhvillohet gjatë këtij viti. Fituesi do të jetë mandatori zyrtar i titullit WBC që mbahet nga Tyson Fury. Do të shohim se si do të rrjedhin gjërat.

Artan Verbica
23 gusht 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.