RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Analizë: Klitschko vs. Thompson -II-

2 min read

Wladimir Klitschko dhe Tony Thompson do të ndeshën të shtunden me 7 Korrik në Bern të Zvicrës, për herë të dytë në karrierë. Herën e parë në vitin 2008 e kishte fituar Klitschko me ndërprerje në raundin e 11-të. Tani pas katër viteve vjen përballja sërish e këtyre dy gjigandëve. Klitschko që nga ajo kohë ka mbrojtur 6 herë titullin e kampionit, deri sa Thompson nuk është dorëzuar duke fituar pesë përballje të njëpasnjëshme duke fituar të drejtën që edhe një herë të sfidon titullin e kampionit të botës. Por si janë gjasat tani pas katër viteve, mund të themë se edhe në meçin e parë Klitschko nuk e pat të lehtë dhe kishte humbur disa raunde, por dora e tij e djathtë kishte gjetur cakun në raund të 11-të për të fituar këtë meç. Sipas asaj që e kemi përcjellur dhe si medium mund të themi që ky meç sërish do të sjellë emocione të vërteta.

Kampioni Klitschko e ka marrë me seriozitet Thompsonin duke theksuar se ai është boksier i mirë dhe e respekton amerikanin ku thotë se ai është ndër më të mirët në botë. Poashtu Thompson ka disa muaj rresht që është duke u stërvitur për këtë meç. Ai ka kaluar dy seanca të sparringut në Amerikë dhe dy tjera në Zvicër, duke treguar se Thompson synon me çdo kusht ti revanshohet Klitschkos. Ndër boksierët që ka pasur për sparring partner ka qenë edhe boksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj, cili i përshtatet gjatësisë së Klitschkos dhe gjuan goditje të forta sikur Klitschko.

Mendimi im është se kjo përballje do të shkoj në 12 raunde, dhe do të jetë e vështirë për gjyqëtarët të gjykojnë kundër Wladimir Klitschko, pasi ai do të ketë përkrahjen e tyre. Nuk shoh ndonjë fitore me ndërprerje kësaj radhe nga Klitschko, por shoh një luftë të fortë ku Thompson do të jetë agresori në ring në këtë natë. Nuk do të jam i befasuar se do të shoh Thompsonin duke fituar me ndonjë ndërprerje, fundja ka ardhur koha që të ndalet hovi i tyre. Por ajo që më shqetëson është mos do të ketë ndonjë kurdisje, shpresojmë që jo. Boksi ka nevojë për ndryshime. Do të ishte shumë mirë për boksin që Thompson të jetë kampion i ri i botës.

Artan Vërbica
6 Korrik 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.