Alvarez nakauton Kovalevin
1 min readHard Rock Hotel & Casino, Atlantic City, New Jersey, 4 gusht 2018 – Eleider Alvarez (24-0, 12 KO) ka arritur synimin e tij duke mposhtur kampionin e botës Sergey Kovalev (32-3-1, 28 KO) me nakaut teknik në raund të shtatë. Alvarez tani më është kampion i ri botëror në kategorinë gjysëm të rënd në versionin WBO.
Alvarez shpërtheu duke pritur gabimin e Kovalevit dhe nuk e lëshoi rastin duke e hedhur plotë tre herë në dysheme kampionin e fuqishëm. Me këtë fitore ai dëshmoi se do të mbizotroj kategorinë gjysëm të rënd.
Dueli filloi me epersi nga Alvarez i cili fitoi raundet dy dhe tre. Kovalev u rikthye fuqishëm në raundin e katërt duke goditur fuqishëm në këtë raund por që Alvarez dëshmoi se ka edhe nofull të fortë duke rezistuar. Raundet në vazhdim i takuan të gjitha Kovalevit duke menduar se do ta përmbyll lehtë, por Alvarez e ndëshkoi në raundin të shtatë.
Para disa ditë e kisha prognozuar që Alvarez ka fuqi ta shokoj botën dhe analiza ime doli, duke parashikuar një boksier tjetër që do të mund të mbizotroj kategorinë gjysëm të rënd.
Artan Vërbica
4 gusht 2018