RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Albulena Gubetini dhe Donjeta Sadiku përfaqësojnë Kosovën në kampionatin evropian në Assisi të Italisë

1 min read

Prishtinë, 17 korrik 2014 – Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të udhëtojë nesër për në Assisi të Italisë për pjesëmarrjen në kampionatin evropian për femra. Kampionati do të jetë për dy moshat, të rejat nga mosha 17 deri 18 vjeç, dhe juniore nga mosha 15 deri 16 vjeç. Kosovën do ta përfaqësojnë dy boksierët tona, Albulena Gubetini nga klubi i boksit Trepça 89` nga Mitrovica, dhe Donjeta Sadiku nga klubi i boksit Gollaku nga Prishtina. Me grupin do të udhëtojnë përzgjdhësi Mehmet Haxhani dhe udhëheqësi i grupit Latif Demolli. Kampionati evropian do të filloj me 20 korrik dhe do të përfundoj me 27 korrik.  Shpresojmë që Kosova nga Italia të kthehet me ndonjë medalje.

Kosovaboxing.org
17 korrik 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.