Adnan Salihu shënon edhe një fitore
1 min readLiege, Belgjikë, 30 Tetor 2010 – Adnan Salihu ka shënuar fitoren e pestë në boksin profesionistë. Salihu 5-0 (3 KO) në ring pati debutuesin Andre Polster ku nuk ju deshën më shumë se dy raunde, për t`a përfunduar duelin para kohës. Dueli ishte paraparë të zhvillohej në gjashtë raunde, mirëpo Salihu këtë e përfundoi para kohe. Salihu ka debutuar këtë vit në boksin profesionist, duke qenë mjaft i sukseshëm. Duelin e radhës do të ketë me 20 Nëntor në Danimarkë, kundër Patrick Nielsen. Ky do të jetë dueli i tij më i vështirë për të, pasi Nielsen bokson para publikut të tij dhe poashtu është boksier cilësor dhe mjaft perspektiv, ku ka zhvilluar 6 duele profesioniste dhe ka shënuar të gjitha fitore e ndër to pesë i ka shënuar me ndërprerje.
Kosovaboxing.org
1 Nëntor 2010
o me vjen mire per fitoren e po ashtu i deshiroj sukses edhe ne meqin e ardhshem,dhe besoj se adnani do te kete suksese.
i deshiroj pune te mbar ne te ardhmen e suksese deri ne titullin e kampionit.