RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Adhuruesit e boksit favorizojnë Klitschkon fitues ndaj Povetkin

1 min read

klitschko vs, Povetkin12-ditë na ndajnë nga meçi i shumë pritur i kategorisë së rënd ndërmjet Wladimir Klitschko dhe Alexander Povetkin. Për këtë super duel është formuar dhe ueb-faqja zyrtare për këtë meç, duke pasur të drejtë çdo adhurues i boksit të jap mendimin e tij të fituesit. Deri më tani kanë votuar gjithsej 36, 958 persona, duke e cilësuar Wladimir Klitschkon favorit sa i përket fituesit. Nga votuesit 25, 769 mendojnë se Klitschko do të jetë fitues duke qenë 69%, ndërsa për Povetkin mendojnë vetëm 11, 189 që mund të jetë fitues, që do të thotë 31%.

Klitschko dhe Povetkin do të takohen me 5 tetor në stadiumin olimpik Olimpiyskiy në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Stadiumi i cili ka kapacitetin e 25, 000 shikuesve, pritet të mbushet përplot për ngjarjen e 5 tetorit e cila do të jetë më e madhja ndonjëherë e zhvilluar në Rusi.

Kosovaboxing.org
24 shtator 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.