RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

8-të kampion shqiptar në kampionatin nacional të Zvicrës

1 min read

Me 14 dhe 15 Maj në St. Gallen të Zvicrës është mbajtur kampionati i Zvicrës në boks amator, për kadet, junior dhe senior. Edhe kësaj radhe boksierët shqiptar kanë shkëlqyer duke arritur suksese të papara deri më tani. Nga 14 finale në konkurrenca të ndryshme, boksierët tanë arritën të dalin tetë fitues, pra sukses i madh për boksierët tanë. Kosovaboxing.org kontaktoi njërin nga fituesit e këtij kampionati, boksierin perspektiv Egzon Maliqaj, i cili ishte i kënaqur mjaft shumë me suksesin e arritur. “Jam i gëzuar mjaft për këtë sukses, por synoj edhe tituj të tjerë. Dëshira e imja dhe shumë boksierve shqiptar është që të përcillen boksierët shqiptar nepër diasporë dhe të marrim ndonjë ofertë për të boksuar në ndonjë turne në Kosovë apo Shqipëri” theksoi Maliqaj.

Kampionët e Zvicrës për 2011 janë këta :
Bashkim Azemi
kampion në konkurrencën për kadet në 56 kg,
Valon Neziri kampion në konkurrencën për kadet në 80 kg,
Mic Pepshi kampion në konkurrencën për junior në 75 kg,
Drin Sadriu kampion në konkurrencën për senior në 56 kg,
Durim Sadrija kampion në konkurrencën për senior në 64 kg,
Egzon Maliqaj kampion në konkurrencën për senior në 69 kg,
Kreshnik Nikqi kampion në konkurrencën për senior në 75 kg,
Benjamin Popaj kampion në konkurrencën për senior në 91 kg.

Artan Vërbica
21 Maj 2011

7 thoughts on “8-të kampion shqiptar në kampionatin nacional të Zvicrës

  1. Me vjen mire per rezultatet e ketyre djelemoshave,e shpresoj se po qe se do te punojn do te ken dhe rezultate te tjera.
    I uroj qe te gjithe per tituj te kampioneve,dhe shpresoj se do te stolisen dhe me tituj te tjere.
    Shpresoj se dhe federata e boksit kosovare do ti ftoj dhe do ju jap shansin qe ata te boksojn dhe ne kosove e po qe se ka nevoj te perfaqesojn dhe Kosoven.
    Per mua ky eshte nje lajm shume i gezueshem,besoj eshte dhe per te gjithe sportedashesit e sportit e posaqerisht atyre te boksit.

    Andaj e falenderoj redaksin tuaj per gjithe keto lajme te mira me rezultate te boksit e posaqerisht te boksiereve shqipetar.

    Urime e suksese dhe ne te ardhmen.

  2. gzohem shum kur ndegjoj per rezultatet e ketyre djelmoshav shqiptar qe po korrin shum suksese ne boks, ju uroj qe edhe ne te ardhmen te kene suksese dhe te arrijne cdo here vetem fitore.

    Ju uroj te gjithve e posaqerisht nipit tim egzon maliqajn dhe i uroj suksese ne te ardhmen
    bravo ju koft te gjithve jeni ma te miret suksese te gjithve.

  3. urime krejtve, me vjen mire qe jeni kampiona
    ishala krejt vitin me fitore suksese
    ju pershndes nga zemra nga Prizreni
    mahmut gorda ju uroj suksese tonve

  4. Urime dhe shume suksese ketyre shampionave ,edhe njiher po deshmohet se kja lami e sportit na shkon neve shqiptareve per shtati dhe nuk kemi konkurence ne Evrope veq duhet pune dhe angazhim.Dhe besoj se edhe keta djelmosha do ti shofim ne turnet nderkombetare te boksit ne Kosove te organizuara nga Federata e boksit e Kosoves.
    Edhe njiherit suksese
    Gjithashtu dhe Kosova boxing.org shum urime per punen qe po e ben dhe veq ishalla ka mbeshtetje financiare qe ti percjell te gjitha aktivitetet e boksit si amator poashtu dhe profi.
    URIME

  5. Urime t^Gjith boxierve per sukseset e arritura , ju uroj edhe ne te ardhmen suksese edhe me te mira 😀

  6. Bravo, Egzon he kush, urime, suksese ne te ardhmen.
    Deshira ime eshte qe neser te arrijsh te boksosh per Kosovon ne arenen nderkombtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.