RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

5 vite pa trajnerin legjendar Lah Nimani

2 min read

Lah NimaniPrishtinë, 20 Shkurt 2013 – 5 vite më parë në Oklahoma të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës ndërroi jetë trajneri i ynë legjendar Lah Nimani. Sa shtohen vitet ashtu edhe mbeten kujtimet për vepren e tij të papërsëritshme në sportin tonë.

Në vitin 1998, Lah Nimani shkoi për vizitë te i biri tij, Istrefi, në Oklahoma të Amerikës. Atëhere filloj lufta në Kosovë dhe ai mbeti atje. Mbas çlirimit të Kosovës, ai ishte një herë në Kosovë ku qëndroi disa javë, mirëpo u rikthye në SHBA, për ti rregulluar disa dokumente për pensionin e tij, dhe fati deshti që të vdesë atje. Dëshira e tij më e madhe ishte  realizuar,  ku Kosova u çlirua.

Ai fitoi çdo gjë në boksin amator, ndërsa boksit kosovar i solli të gjitha medaljet e mundshme me vlerë. Po i cekim me modesti të arrituarat e papërsëritshme me boksier shqiptar:

Medaljet e kampionateve evropiane :
Bajram Hashani – (1975 – Katowice, Poloni – medalja e bronzt)
Mehmet Bogujevci – (1977 – Halle, Gjermani – medalja e bronzt)
Aziz Salihu – (1981 – Tempere, Finlandë – medalja e bronzt)
dhe (1985 – Budapest, Hungari – medalja e bronzt)
Sami Buzolli – (1981 – Tempere, Finlandë – medalja e argjendtë)
dhe (1983 – Varne, Bullgari – medalja e argjendtë)
Nysret Rexhepi – (1983 – Varne, Bullgari – medalja e bronzt)

Medaljet e kampionateve botërore:
Mehmet Bogujevci – (1978 – Beograd, Serbi – medalja e argjendtë)
Sami Buzolli – (1982 – Mynih, Gjermani – medalja e bronzt)

Medaljet e Lojrave Olimpike:
Aziz Salihu – (1984 – Los Angjelos, SHBA- medalja e bronzt)

Medaljet e Lojrave Mesdhetare:
Mehmet Bogujevci – (1979 – Split, Kroaci – medalja e artë)
Aziz Salihu – (1987 – Lataki, Siri – medalja e artë)
Agim Latifi – (1987 – Lataki, Siri – medalja e artë)
Fatmir Makolli – (1987 – Lataki, Siri – medalja e argjendtë)
Afrim Majanci – (1987 – Lataki, Siri – medalja e bronzt)

Këto ishin medaljet që i ka fituar me boksier shqiptar, ndërsa vlen të përmendet se Lah Nimani ka fituar edhe shumë medalje tjera me komunitetet e tjera që jetonin në ish-Jugosllavi, e që kanë vlerë të madhe. Ato janë këto:

Sllobodan Kaçar – (1980 – Moskë, Rusi – medalja e artë)
Damir Skaro – (1988 – Seoul, Korea Jugore – medalja e bronzt)

Gjithë këto medalje nuk dojnë koment flasin vetë.

Të qoftë dheu i lehtë, Lah Nimani

E përgatiti:
Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.