RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Zvicra fiton Kosovën në ndeshjen miqësore “Night of Pride”

5 min read

Gebenstorf, Baden, Zvicër, 1 Tetor – Ndeshja miqësore e boksit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës “NIGHT of PRIDE” ka përfunduar me rezultat në favor të Zvicrës, 8 me 2. Kosova e cila udhëtoi me shumë vështirësi e cila për shkak të problemeve dhe anulimeve të vizava, arriti që në këtë përballje të huazoj tre boksier nga Klubi i Boksit Tirana, vetëm që të mos anuloj këtë përballje historike për vendin tonë. Kosova udhëtoi me pesë boksier, Esild Kalemi 56 kg, Liridon Zeqiri 60 kg, Sergjo Sina 69 kg, Alban Bermeta 75 kg dhe Ismet Dobratiqi 81 kg. Ndërsa për Zvicrën boksuan boksierët më të mirë, gjegjësisht disa nga ata që janë edhe kampion aktual të Zvicrës. Përbërja e Zvicrës ishte kjo, Drin Sadriu 52 kg, Durim Sadrija 60 kg, Egzon Maliqaj 69 kg, Alem Begiç 81 kg dhe Elies Kamili 81 kg. Kjo ndeshje miqësore pritet të vazhdohet edhe në të ardhmen, ku drejtuesit e klubit GBS Gebenstorf dëshirojnë që të bëhet tradicional.

81 kg – Elies Kamili (Zvicër) vs. Ismet Dobratiqi (Kosovë)
Dueli i pare kësaj mbrëmje filloi ndërmjet talentit të ri nga Zvicra Elies Kamili dhe boksierit me eksperiencë nga Kosova, Ismet Dobratiqi. Raundi i parë filloi mirë nga Dobratiqi i cili në fillim filloi të dominoj, por pas një minute të këtij meçi dhe një pakujdesie nga Dobratiqi i cili tentoi të godet një “uppercut” ai nga një kundërsulm u godit nga Kamili gjë që pësoi keq, dhe gjyqëtari përfundoi meçin, ku Dobratiqi nuk ishte i denjë të vazhdoj.

56 kg – Drin Sadriu (Zvicër) vs. Esild Kalemi (Kosovë)
Meçi i dytë ishte ai mes Drin Sadriut dhe Esild Kalemit. Ky meç ishte mjaft i bukur ku të dy boksierët treguan vlerat e tyre. Deri sa dueli ishte mjaft i ngushtë në dy raundet e para, nuancat ishin të afërta, dhe rezultoi raundi i tretë ku gjyqëtari në ring e dëmtoi Kalemin duke i dhënë vërejtje publike pa asnjë arsye. Ky i raund shkoi te Sadriu, gjë që Zvicra shtoi epersin në 4 me 0 ndaj Kosovës.

81 kg – Alem Begic (Zvicër) vs. Alban Bermeta (Kosovë)
Dueli i tretë filloi ndërmjet boksierit më të pëlqyer nga publiku kosovar në vitet e fundit Alban Bermeta dhe boshnjakut nga Hamburgu, Alem Begiç, të cilën zvicëranet e kishin marr si perforcim për këtë mbrëmje. Bermeta ngriti adrenalinën tek shikuesit shqiptar të cilët ishin të mbledhur në numër të madh për ti shiquar boksierët tanë, qoftë atë të Zvicrës dhe poashtu ata të Kosovës. Bermeta tregoi se edhe pse ishte 8 kilogramë më i lehtë, arriti të mposht bindshëm boshnjakun e natyralizuar me vendim unanim. Pas këtij meçi rezultati u ngushtua në 4 me 2 për Zvicrën.

60 kg – Durim Sadrija (Zvicër) vs. Liridon Zeqiri (Kosovë)
Tani Kosova kishte shtuar gjasat për tu afruar përfaqësueses së Zvicrës. Ishte radha e boksierit më të mirë kosovar të vitit 2009 dhe 2010, Liridon Zeqiri dhe kampionit të Zvicrës në këtë konkurrencë Durim Sadrija. Zeqiri filloi meçin shumë mirë dhe ishte superior ndaj Sadriajaj, por ishte sërish gjyqëtari në ring i cili dëmtoi Kalemin në meçin e dytë, dhe të bënte sërish të njëjten gjë tani kundër Zeqirit i cili dominonte luftën. Ai disa herë ndaloi Zeqirin deri sa 10 sekonda pa përfunduar meçi, Zeqiri i mllefosur dorëzoi meçin në shenjë paknaqësie. Zeqiri ishte në avatazh me 12 goditje më shumë. Sadrija shpallet fitues.

69 kg – Egzon Maliqaj (Zvicër) vs. Sergjo Sina (Kosovë)
Tani fituesi i përballjes Zvicër dhe Kosovë ishte përcaktuar dhe kjo nuk kishte më rëndësi. Të gjihë pritnin meçin kryesor me padurim. Maliqaj i cili është yll në boksin amator në Zvicër dhe Sergjo Sina treguan luftë të bukur të cilën kënaqën të pranishmit. Ishin tre raunde të forta dhe me plot emocione. Meçin e përcaktuan detajet e vogla, ku Maliqaj doli fitues me vendim unanim. Sipas publikut zvicëran ky meç ishte më i bukuri në vitet e fundit. Maliqaj ishte mjaft i gëzuar me fitore. Në fund Zvicra fiton ndaj Kosovës me 8-2. Nga kjo përballje nuk ka rëndësi fituesi. Boksi në Kosovë akoma po përballet me probleme të shumta dhe kjo ndeshje ishte e mirë se ardhur për boksierët e Kosovës.

Kosovës edhe kësaj here në ndihmë i doli Shqipëria e cila e ndihmoi me boksier për të mos dështuar ky spektakël. Meritë e gjithë kësaj i shkon trainerit të njohur nga Klubi i Boksit Tirana, Sead Bushati. I pranishëm ishte edhe ish boksieri i Prishtinës, selektori i Kosovës për Diasporë, zr. Muharem Gjoci. Meritë për krijimin e këtij meçi i shkon promotorit Gregor Staldemann dhe familjes së boksierit Egzon Maliqaj të cilët në bashkëpunim me Artan Vërbicën arritën ta zhvillojnë këtë meç miqësor. Para ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës ishte edhe një takim ndërmjet kreut të Federatës së boksit të Kosovës, Ramadan Selimi dhe Komisionerit Teknik të Federatës së Boksit të Zvicrës, zr. Jack Schmidli. Rreth këtij takimi do t`ju jap një kronikë më të gjerë.

Delegacioni i Kosovës ishte i përbërë dhe i udhëhqur nga Kryetari i FboxK-së, Ramadan Selimi, udhëheqësi i grupit dhe “Matchmaker” Artan Vërbica, gazetari sportiv i RTK-së Artan Muhaxhiri, trainerët Sead Bushati dhe Agim Tahiraj dhe pesë boksierët e lartpërmendur.

Organizator i gjithë këtij manifestimi ishte GBS Gebenstorf me Gregor Staldemann dhe familja Maliqaj. Agjencioni ynë “Kosova Boxing” i faleminderon të gjithë për këtë realizim.

Televizioni Publik i Kosovës, RTK do të jap të dielen me 9 Shtator një reportazh nga ngjarja sportive në Zvicër.

Kosovaboxing.org
3 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.