RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Xhulio Vrenozi – Debutuesi më i mirë shqiptarë në boksin profesionist për 2015

2 min read

Xhulio VrenoziPas shumë sukseseve në boksin amator, Xhulio Vrenozi i dha fund karrierës amatore në fund të vitit 2014 duke kaluar në boksin profesionist me 2015. Meçin e parë profesionist e zhvilloi me 22 mars duke shënuar fitore me vendim unanim. Karrierën e profesionistit e filloi në Itali duke zhvilluar 6 meçe ku nga këto meçe shënoi 5 fitore (1 KO) dhe një humbje. Me këto paraqitje boksieri nga Fieri, Vrenozi zgjedhet debutuesi më i mirë i vitit 2015.

“Kalova shumë vite në boksin amator, plot tetë dhe kisha isha i përgatitur për një sfidë të re. Isha shumë i interesuar të kaloj në boksin profesionist dhe kërkova sfidë, ndërsa që mua mu dha mundësia të provohem në ekipin e Piaçenzës, dhe jam shumë i gëzuar që ju pëlqeva dhe që më ofruan qëndrim këtu” theksoi Vrenozi për Kosova Boxing.

Vrenozi pati suksese dhe karrierë të begatshme në boksin amator ku zhvilloi 110 meçe, duke pasur rekord brilant prej 100 fitoresh me vetëm dhjetë humbje. Ai përfaqësoi denjësisht klubin e boksit Apollonia nga Fieri, duke bërë qytetarët e Fierit të krenohen me të arriturat e tij. Ai disa herë ishte pjesëmarrës në kompeticione të mëdha ndërkombëtare, si në kampionatin botëror në Baku të Azerbejxhanit me 2011, pastaj kampionatin evropian për junior të mbajtur në Dublin të Irlandës, po në vitin 2011. Vrenozi edhe në vitin 2010 ishte pjesëmarrës në kampionatin botëror për kadet të mbajtur në Baku të Azerbejxhanit. Dy herë ishte fitues i memorialit Vllaznia, dhe disa herë u zgjodh boksieri më i mirë i Shqipërisë.

Kosova Boxing është njëri ndër mediumet e para shqiptare që përcjellë boksierin tonë dhe që vazhdimisht i kemi dhënë përkrahje mediale. Talenti i tij na kishte ra sy qysh në vitin 2008 në Memorialin Vllaznia në Shkodër ku Vrenozi bëri paraqitje të bukur. Dhe nga ai moment ne kemi shpresuar që një ditë sukseset dhe rezultatet do të janë të mëdha.

Kosovaboxing.org
4 janar 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.