RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Xhilla triumfon ndaj afrikanit Adie, Kryeziu pëson nga suedezi Yigit

1 min read

Agron Xhilla 5Rostock, Gjermani, 21 mars 2015 – Në mbrëmjen e madhe të zhvilluar në Rostock të Gjermanisë, krahas Robin Haxhi Krasniqit boksuan edhe dy shqiptarët tjerë, Agron Xhilla dhe Festim Kryeziu.

Xhilla përball pati afrikanin Bernard Adie. Dueli ishte i vlefshëm për titullin GBU (Global Boxing Union), të cilin Xhilla arriti ta fitoj me vendim unanim pas 12-raundeve. Ishte një luftë e denjë ku Xhilla mbizotroi dhe fitoi me meritë, ku në fund gjyqëtarët e vlerësuan fitues boksierin tonë me shifrat 117-109, 116-110 dhe 117-110. Me këtë fitore Xhilla ngriti bilancin e tij personal prej 22 fitoresh (17 KO) dhe një humbje. Ndërsa për afrikanin Adie, kjo ishte humbja e tretë në karrierë karshi 12 fitoreve (8 KO).

Festim Kryeziu i njohur në Gjermani si Timo Schwarzkopf pësoi humbjen e parë në karrierë. Ai pësoi nga suedezi i pamposhtur Anthony Yigit me vendim unanim pas 10-raundeve. Kryeziu tregoi boks cilësor por në fund gjyqëtarët vlerësuan fitoren për Yigit me rezultat 97-93, 97-93 dhe 96-93 në të mirë të suedezit. Kjo ishte humbja e parë në karrierë për Kryeziun, karshi 14 fitoreve (8 KO). Ndërsa për Yigit kjo ishte fitorja e 13-të (5 KO), karshi një barazimi.

Kosovaboxing.org
23 mars 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.