RTK

RTKLive
20 Maj, 2022

Xhilla shkëlqen ndaj austriakut Kapp duke fituar me KO

1 min read

Rothenthurn, Austri, 8 Dhjetor 2012 – Agron Xhilla ka shënuar fitoren e radhës duke mposhtir austriakun Andreas Kapp me “Knock-Out” në raundin e gjashtë. Xhilla 17-1 (KO) shfaqi një meç të bukur duke treguar cilësi dhe këmbëngulje për suksese. Për austriakun Kapp kjo ishte humja e dytë në karrierë dhe humbja e dytë e pësuar nga shqiptarët pasi gjatë këtij viti e kishte mposhtur edhe Tefik Bajrami me vendim të gjyqëtarëve.

Xhilla këtë vit ka zhvilluar tre duele duke fituar tre meçet me ndërprerje. Po këtë vit Xhilla fitoi titullin “WBC Youth” duke e renditur në pozitën e 15-të në versionin WBO. Ai ishte parashikuar të boksoj kundër Aleksander Alexaev këtë vit, por ky i fundit ishte tërhjekur për shkak problemeve shëndetsore.

Në këtë mbrëmje është parashikuar të boksoj edhe boksieri ynë perspektiv Erzen Rrustemi por këtij të fundit nuk i ishte paraqitur kundërshtari.

Kosovaboxing.org
10 Dhjetor 2012

1 thought on “Xhilla shkëlqen ndaj austriakut Kapp duke fituar me KO

  1. kundershtare te tille eshte e sigurte qe te fitohet si ndodh qe nje boksier qe ka nje rekord prej 1 fitore dhe 3 humbje te jete problem keta lloj boksieresh po i zgjedhin kundershtaret e vete vetem qe vetem te bejne emer por jo emer te vertet boksi. me vjen keq po me ksi lloj ndeshjesh mundet vetem te genjesh dike qe spo e njeh boksin e ju mua. ju faleminderit per mirkuptimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.